Hapet thirrja për aplikime për bursa në Universitetin e Poitiers, Francë
Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja përaplikime për bursa për mobilitete në Universitetin e Poitiers nëFrancë, për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit tëTiranës, për semestrin e parë të vitit akademik 2024 – 2025, përperiudhën 23 – 27 Shtator 2024.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademikme kohë të plotë:
CV;
Kopje e Pasaportës;
Letër motivimi;
Vërtetim punësimi (në gjuhën shqipe);
Vetëdeklarim nëse keni kryer ose jo më parë mobilitet Erasmus+ (nëse po, ku, duke cituar universitetet ku keni kryer mobilitet dhe periudhën për secilin);
Afati për aplikim: 12 Gusht 2024
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!