Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja përaplikime për bursa për mobilitete për mësimdhënie nëUniversitetin e Bolonjës në Itali, për stafin akademik me kohë tëplotë të Universitetit të Tiranës në kuadër të programit Erasmus + KA171 për vitin akademik 2024-2025.

Llojet e mobilitetit:

Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie;

Fushat e shkëmbimit:

Kimi;

Shkenca Politike;

Arkeologji dhe Trashëgimi Kulturore.

Kohëzgjatja e bursave:

5 ditë + 2 ditët e udhëtimit;

Bursat përfshijnë:

Kompensimin për stafin (160 EUR në ditë për stafin);

Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik:

CV + Lista e publikimeve (në gjuhën angleze / italiane);

Kopje e Pasaportës;

Letër motivimi (në gjuhën angleze / italiane);

Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);

Certifikata e gjuhës së huaj (që vërteton njohuritë e gjuhës angleze/ italiane, niveli B2);

Vetëdeklarim (nëse keni kryer ose jo më parë mobilitet Erasmus+, duke specifikuar universitetet dhe periudhat specifiketë mobiliteteve të mëparshme);

Letër Ftese nga një koleg i Universitetit të Bolonjës (i njëjtë me fushën tuaj të mësimdhënies në UT);

Plani i mobilitetit për mësimdhënie;
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Mësimdhënie klikoni në adresën:
Plani i Mobilitetit për mësimdhënie është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së mësimdhënies. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional Erasmus +.

Afati për aplikim: 28 Qershor 2024

Dokumentacioni duhet dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe të skanuara të dërgohen në adresën iro@unitir.edu.al .

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al
Universiteti i Tiranës ju uron Suksese në aplikim!