???Hapet thirrja për aplikime për bursa në kuadër të Programit Erasmus + për personelin akademik me kohë të plotë të UT-së, në Universitetin K?r?ehir Ahi Evran - Erasmus code (TR KIRSEHI01), në Turqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026, Project number (2024-1-TR01-KA171-HED-000226341).
?Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për personelin akademik me kohë të plotë të UT-së në Universitetin K?r?ehir Ahi Evran, në Turqi.
https://erasmus.ahievran.edu.tr/
?Llojet e mobilitetit:
?Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;
?Mobiliteti mund të kryhet në një prej dy javëve të para të muajit Maj, ose në javën e parë të muajit Qershor 2026.
?Fushat e shkëmbimit:
?Ekonomiks;
?Manaxhim dhe Administrim;
?Literaturë dhe Linguistikë;
?Histori dhe Arkeologji;
?Gjeografi;
?Matematikë;
?Shkenca politike.
?Për më shumë informacion referohuni linkut: https://ahisinav.ahievran.edu.tr/ https://obs.ahievran.edu.tr/oibs/bologna/index.aspx?lang=en
?Bursat përfshijnë:
?Kompensim ditor (148 Eur/ditë);
?Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
?Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:
?CV + Lista e publikimeve, në gjuhën angleze;
?Kopje e Pasaportës;
?Letër motivimi (në gjuhën angleze);
?Vërtetim punësimi;
?Vetëdeklarim nëse keni kryer apo jo më parë mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku, duke specifikuar universitetet dhe periudhën për secilin mobilitet);
?Plani i mobilitetit për Mësimdhënie;
?Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Mësimdhënie klikoni këtu...
Plani i Mobilitetit është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti në momentin e aplikimit dhe më pas në Rektorat.
?Afati për aplikim: 24 Prill 2026, ora 10:00.
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al
?Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al
?Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
Më të fundit
Nuk ka asnjë njoftim në kategorinë Erasmus+ .