Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë është një nga gjashtë fakultetet e Universitetit të Tiranës. Sot përbëhet nga gjashtë departamente, të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre studimor në fusha si Histori, Gjeografi, Gjuhësi, Letërsi, Gazetari dhe Komunikim, Arkeologji dhe Trashëgimi Kulturore. Fakulteti ofron programe studimore të të gjitha niveleve.
I integruar në Universitetin Shtetëror të Tiranës që nga krijimi i tij në vitin 1957, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë sot ofron 6 programe studimi Bachelor, 13 programe të studimeve pasuniversitare Master i Shkencave dhe Master Profesional si edhe studime në nivelin doktoral.
Fakulteti ka në bazë të veprimtarisë së vet MENDIMIN SHKENCOR KRITIK në mbështetje të formimit pedagogjik dhe aktivitetit kërkimor. Aktivitetet akademike të promovuara nga departamentet synojnë të japin një kontribut të rëndësishëm në JETËN SOCIALE të vendit.
Stafi i Fakultetit tonë merr pjesë aktive në PROJEKTE KËRKIMORE në bashkëpunim dhe partneritet me kolegët e INSTITUCIONEVE TË HUAJA KËRKIMORE.
Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë ka si objektiv parësor përgatitjen e mësuesve, gazetarëve, studiuesve të historisë, të arkeologjisë, të trashëgimisë kulturore, të gjuhës dhe të letërsisë, të gjeografisë, të medias dhe komunikimit, nëpërmjet programeve dhe kërkimit shkencor.
Hapet thirrja për aplikime në Universitetin e Almerias në Spanjë, për stafin me kohë të plotë dhe studentët e Universitetit të Tiranës, për të marrë pjesë në “UAL’s Erasmus+ Summer School 25”!
Kohëzgjatja:
1 – 4 javë (datat 30 qershor – 25 korrik 2025)
Për më shumë informacion lidhur me kurset e ofruara, rimbursimin dhe detajet e shkollës verore:
Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:
CV + Lista e publikimeve, në gjuhën angleze;
Kopje e Pasaportës;
Letër motivimi (në gjuhën angleze);
Vërtetim punësimi;
Vetëdeklarim nëse keni kryer apo jo më parë mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku, duke specifikuar universitetet dhe periudhën për secilin mobilitet).
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor / Master / PhD:
CV (në gjuhën angleze);
Kopje e Pasaportës;
Lista e notave për nivelin aktual dhe të mëparshëm të studimit (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në anglisht);
Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në anglisht);
Letër Motivimi (në gjuhën angleze);
Certifikatë e gjuhës së huaj (niveli B1).
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Afati për aplikim: 03 Qershor 2025
Për më shumë informacion mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!