Hapen aplikimet në programet Master profesional dhe Master i shkencave për vitin akademik 2023-2024
Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë çel më 11 shtator 2023 aplikimet në Programet e studimit të ciklit të dytë Master profesional dhe Master i Shkencave. Tradita shumëvjeçare e Fakultetit tonë ofron siguri punësimi dhe përzgjedhjeje mes më të mirëve, cilësi të lartë dhe kompetencë profesionale e shkencore, larmi programesh bashkëkohore dhe një profesorat nga më të mirët në hapësirën mbarëkombëtare e më gjerë.
Programet e ofruara nga FHF janë si vijon:
Master i shkencave në:
- Arkeologji
- Trashëgimi Kulturore
- Gjeografi
- Gjuhësi e sotme
- Gjuhësi historike
- Histori
- Marrëdhënie ndërkombëtare
- Teori dhe kritikë letrare
- Letërsi e përgjithshme dhe e krahasuar
- Studime letrare shqipe dhe antropologji kulturore
- Marrëdhënie me publikun
- Gazetari europiane dhe ndërkombëtare
- Komunikimin ndërkulturor
- Marketing mediatik
- Drejtimi dhe menaxhimi i mediave
Master profesional në:
- Mësuesi në Gjeografi për arsimin e mesëm
- Sistemet e Informacionit Gjeografik të Aplikuar
- Mësuesi në Histori për arsimin e mesëm
- Arkivistikë
- Mësuesi në Gjuhë-Letërsi për arsimin e mesëm
- Redaktori
- Guidë Turistike
- Gazetari investigative
Në programet master, krahas studentëve të FHF-së mund të aplikojnë edhe studentë që kanë kryer studimet bachelor në degë të njejta ose të afërta nga fakultetet e tjera brenda Universitetit të Tiranës, si dhe në universitetet e tjera publike dhe private, brenda dhe jashtë vendit.
Për kuotat për secilin program, jeni të lutur të klikoni Vendimin e Senatit Akademik Nr.15, datë 27.02.2023,
Bazuar në Udhëzimin nr.12, datë 30.06.2023 “Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë”, kanë të drejtë të aplikojnë për programet e ciklit të dytë, kandidatët që:
– Kanë përfunduar me sukses studimet dhe janë pajisur me diplomën përkatëse të vlefshme në Republikën e Shqipërisë, në një program të ciklit të parë, i cili rezulton i licencuar në momentin e regjistrimit të studentit dhe akredituar në momentin e diplomimit të studentit, ose
– Janë diplomuar jashtë vendit në një program studimi të ciklit të parë, të akredituar. Në rast pranimi kandidati është i detyruar të kryejë njësimin e diplomës pranë QSHA, të përcaktuar udhëzimin e lartpërmendur.
Kandidati paraqitet në Sekretarinë Mësimore Master personalisht ose nëpërmjet personit të autorizuar prej tij dhe dorëzon dokumentacionin e mëposhtëm:
a) Fotokopje të diplomës, si dhe listës së notave të njësuar me origjinalin, të ciklit të parë të studimeve të përfunduar në Republikën e Shqipërisë. Diplomës së ciklit të parë të studimeve të përfunduar jashtë vendit, të shoqëruar me fotokopje të diplomës të njësuar me origjinalin, ose, në mungesë të saj, të një dokumenti tjetër zyrtar mbi bazën e të cilit është kryer njësimi në Republikën e Shqipërisë, të lëshuar në vendin ku ka kryer studimet, që i lejon regjistrimin dhe vazhdimin e studimeve universitare në vendin përkatës.
b) Diplomën e Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave ose fotokopje të tyre të njësuara me origjinalin, e konfirmuar nga institucioni përkatës arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar (DRAP/ZVAP). Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme përpara hyrjes në fuqi të vendimit nr. 876, datë 3.11.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për disa ndryshime në vendimin nr. 78, datë 8.2.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin e Maturës Shtetërore dhe pranimet në shkollat e larta publike”, të ndryshuar, paraqesin Dëftesën e Pjekurisë (origjinal ose në rast fotokopjeje të saj, të njësuar me origjinalin, të konfirmuar nga institucioni përkatës arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar (DRAP/ZVAP). Në qoftë se kandidatët nuk posedojnë dëftesë pjekurie të shkollës së mesme duhet të paraqesin dublikatë të dëftesës së pjekurisë, të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme ku ka përfunduar shkollën dhe të konfirmuar nga institucioni përkatës arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar (DRAP/ZVAP), ose dokumentin e lëshuar nga Arkivi i Shtetit së bashku me listën e notave.
c) Deklaratën (kliko këtu) dhe Formularin i aplikimit (kliko këtu) sipas formatit të Udhëzimit nr.12, datë 30.06.2023;
d) Fotokopja e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë);
e) Dy fotografi personale.
Aplikimet do të zgjasin 04 tetor 2023
Orari i aplikimeve 10:00 – 15:00
Shpallja e aplikantëve fitues më 18 tetor 2023
Ankimimi, brenda 3 (tre) ditëve kalendarike nga data e shpalljes së fituesve
Dokumentacion shtesë vetëm për shtetasit e huaj:
a) Dëshminë e njohjes së gjuhës shqipe, fituar në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës (për rastet kur regjistrohet në një program studimi që zhvillohet në gjuhën shqipe), si dhe të gjuhëve të tjera të njohura nga kandidati. Shtetasit e huaj që kanë kombësi shqiptare dhe kanë njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe mund të sjellin çdo dokument nga vendi i origjinës që provon njohjen e gjuhës shqipe. Nga ky detyrim përjashtohen shtetasit e huaj që kanë përfunduar një cikël/program studimi në gjuhën shqipe në institucione të arsimit të lartë në Shqipëri.
Shtetasit e huaj që aplikojnë, në bazë të marrëveshjeve dypalëshe, përjashtohen nga tarifat e shkollimit, në përputhje me marrëveshjet përkatëse.
b) Curriculum Vitae;
c) Deklaratën (kliko këtu) dhe Formularin i aplikimit (kliko këtu) sipas formatit të Udhëzimit nr.12, datë 30.06.2023.
Dokumentacion shtesë vetëm për kandidatët e kategorive të veçanta:
a) Kandidati me statusin e personit me aftësi të kufizuara duhet të dorëzojë dhe fotokopjen e noterizuar të librezës së lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror ose kopje të noterizuar të vendimit të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP).
b) Kandidati me statusin e jetimit, duhet të dorëzojë dhe fotokopjen e noterizuar e dokumentit që certifikon statusin e jetimit të lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror.
c) Kandidati nga komuniteti rom dhe ballkano-egjiptian, duhet të dorëzojë dhe vetëdeklarim ose një dokument që vërteton që është rom apo ballkano-egjiptian.
d) Deklaratën (kliko këtu) dhe Formularin i aplikimit (kliko këtu) sipas formatit të Udhëzimit nr.12, datë 30.06.2023;
Kandidatët që aplikojnë për program të dytë studimesh apo transferim studimesh
a) Deklaratën (kliko këtu) dhe Formularin i aplikimit (kliko këtu) sipas formatit të Udhëzimit nr.12, datë 30.06.2023;
Kriteret e pranimit për vitin akademik 2023-2024 klikoni këtu…