Gazetari i njohur Blendi Salaj realizoi një takim me studentët e vitit të tretë të Departamentit të Gazetarisë

Në kuadër të “Javës së Integritetit”, gazetari i njohur Blendi Salaj realizoi një takim me studentët e vitit të tretë të Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Histori-Filologjisë, duke dhënë mesazhe të rëndësishme mbi rolin e integritetit në gazetari dhe shoqëri.
Falenderojmë z. Salaj për gatishmërinë për t’ju bashkuar “Javës së Integretitit”, drejtuesen e Departamentit të Gazetarisë, znj. Iris Luarasi, dhe dekanin e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, z. Mark Marku, për bashkëpunimin dhe mbështetjen e tyre në organizimin e aktivitetit.