12.11.2025

Ftesë për pjesëmarrjen në ceremoninë e diplomimit të studentëve


Duke besuar se Dekanati dhe çdo anëtar i stafit akademik dhe ndihmës e sheh diplomimin e studentëve si rast për të shprehur respektin për ta, prindërit e tyre, punën tonë të përbashkët, investimin e shoqërisë shqiptare, si nderim për Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, UT-së, ftoj:

Studentët që kanë përfunduar ciklin I dhe II të studimit në vitin akademik 2024-2025, të marrin pjesë në Ceremoninë e Diplomimit, më datë 26 nëntor 2025, në orën 18:00, në Pallatin e Kongreseve.

D E K A N I

Prof. dr. Mark MARKU


Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë - Të gjitha të drejtat e rezervuara