Forumi “Humanities”
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara Donald Lu ishte ditën e mërkurë, më 25 Janar, i ftuari i parë në serinë e bisedave të Forumit të Humaniteteve me studentë dhe pedagogë të Fakultetit të Histori Filologjisë ku diskutoi Administratën e re të Shteteve të Bashkuara dhe Politikën e saj të Jashtme. Në fjalën e tij, Ambasadori vuri në dukje se “Shtëpia e Bardhë e ka përkufizuar qëllimin e politikës së jashtme të Presidentit si të qëndrueshme, për një botë më të paqtë, me më pak konflikte dhe më shumë interesa të përbashkëta.” Ambasadori Lu mbajti një fjalim dhe iu përgjigj një shumëllojshmërie pyetjesh nga pjesëmarrësit në lidhje me Presidentin Donald Trump dhe si mund të ndikojnë platformat e tij të shprehura politike në marrdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, si dhe vendeve e rajoneve të tjera në botë. Gjithashtu Ambassadori Lu ju përgjigj pyetjeve në lidhje me NATO-n, duke vënë në dukje se Sh.B.A. do të inkurajonte më shumë kontribute nga të gjithë anëtarët e aleancës. Ambasadori theksoi gjithashtu se shkatërrimi i ISIS është përcaktuar si një nga prioritetet kryesore të politikës së jashtme, një qëllim të cilin ne e ndajmë me mbi gjashtëdhjetë vende të tjera të koalicionit kundër ISIS-it, duke përfshirë edhe Shqipërinë. Duke folur për reformën në drejtësi në Shqipëri, Ambasadori Lu vuri në dukje se populli shqiptar e kërkon dhe e mbështet atë. Ambasadori theksoi se ky vit që kemi përpara është “plot me sfida kur bëhet fjalë për zbatimin e reformës në drejtësi dhe zgjedhjet kombëtare.