Formulari për studentët që aplikojnë për përjashtim të tarifave të shkollimit 


Në zbatim të V.K.M-së Nr. 40 datë 23.01.2019 dhe VKM-së Nr. 251 datë 27.03.2020 për përjashtimin nga tarifa e shkollimit më poshtë janë udhëzimet e nevojëshme dhe formulari i aplikimit.

  • Njoftojmë se përjashtimin nga tarifa mund t’a përfitojnë vetëm studentët e ciklit të parë bachelor dhe që plotësojnë dokumentacionin sipas linkut (kliko këtu…)
  • Dorëzimi i dokumentacionit nga studentët do të bëhet online (apliko këtu) dhe fizikisht pranë Sekretarisë Mësimore sipas degëve përkatëse.
  • Së bashku me dokumentacionin duhet të bashkëngjitet dhe kërkesa e studentit për përjashtimin nga tarifa (modeli kliko këtu…)

Aplikimet do të verifikohen paraprakisht nga specialistët e Fakultetit dhe do të dergohen për verifikim në institucionet përkatëse që kanë lëshuar dokumentacionin dhe do të miratohen në Bordin e Administrimit të UT-së. Pas miratimit të bursës nga Bordi i Administrimit studentët do të njoftohen për hapjen e llogarisë bankare. Bursa u jepet studentëve përfitues çdo muaj në llogarinë bankare pas konfirmimit të frekuentimit të programit të studimit nga përgjegjësi i njësisë bazë.
Dorëzimi i dokumentacionit origjinal do të kryhet në kutitë postare të vendosura brenda ambienteve të FHF-së. Dokumentacioni të jetë në zarf të mbyllur ku të jetë shkruar sipër zarfit: emri i studentit ,e-maili, programi ku studion, numri i celularit dhe numri i llogarisë bankare në Bankën Raiffeisen për studentët që aplikojnë për bursë. Me këtë formë dorëzimi, edhe plotësohet kriteri ligjor i dorëzimit të dokumentacionit origjinal, edhe jepen të dhënat e studentit për tu kontaktuar për çdo sqarim a saktësim dhe të dhënat bankare. Për studentët që e jetojnë larg dokumentat mund të dergohen edhe nëpërmjet Postës Shqiptare në adresën: Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë (UT), Rruga e Elbasanit, Tiranë.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit origjinal është 31 Janar 2024.

SHËNIM:
Përveç kategorive sociale të mëposhtme përfitojnë bursa nga fondi i mbështetjes studentore studentët e shkëlqyer të ciklit të parë “Bachelor”. Studentët e kësaj kategorie nuk duhet të aplikojnë sepse lista e tyre përpilohet nga sekretaria mësimore.

Nuk përfitojnë nga ky vendim individët që u takojnë kategorive sociale si më poshtë, të cilët:
1- Jane ndare nga trungu familjar
2- janë duke ndjekur një program të dytë studimi për të cilin duhet të përballojnë koston e plotë të studimeve
3- Studentët përsëritës.

Studentët duhet të logojnë me adresën e Fakultetit emër_mbiemër.fhfstudent@unitir.edu.al per të kryer aplikimin online. Studentët e vitit të parë aplikimin do ta kryejnë pasi të mbarojë procesi i regjistrimit dhe pajisja me adresë studenti nga Fakulteti.  Për informacione të mëtejshme të ndjekin faqen e Fakultetit fhf.edu.al 


Shpërnda lajmin: