Formulari për studentët që aplikojnë për përfitimin e bursës ekonomike
Në zbatim të V.K.M-së Nr. 39 datë 23.01.2019 për përfitimin e bursave, më poshtë janë udhëzimet e nevojëshme dhe formulari i aplikimit.
- Bursën mund t’a përfitojnë vetëm studentët e ciklit të parë bachelor dhe që plotësojnë dokumentacionin sipas linkut (kliko këtu…)
- Dorëzimi i dokumentacionit nga studentët do të bëhet online (apliko këtu) dhe fizikisht në kutitë e vendosura në hollin e Fakultetit.
- Së bashku me dokumentacionin duhet të bashkëngjitet dhe kërkesa e studentit për t’u trajtuar me bursë (modeli kliko këtu…)
Dorëzimi i dokumentacionit origjinal do të kryhet në kutitë postare të vendosura brenda ambienteve të FHF-së. Dokumentacioni të jetë në zarf të mbyllur ku të jetë shkruar sipër zarfit: emri i studentit, e-maili,programi ku studion, numri i celularit dhe numri i llogarisë bankare në Bankën Raiffeisen për studentët që aplikojnë për bursë. Me këtë formë dorëzimi, edhe plotësohet kriteri ligjor i dorëzimit të dokumentacionit origjinal, edhe jepen të dhënat e studentit për tu kontaktuar për çdo sqarim a saktësim dhe të dhënat bankare. Studentët që jetojnë larg dokumentat mund të dergohen edhe nëpërmjet Postës Shqiptare në adresën: Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë (UT), Rruga e Elbasanit, Tiranë.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit origjinal është 31 Janar 2025
SHËNIM:
Përveç kategorive sociale të mëposhtme përfitojnë bursa nga fondi i mbështetjes studentore studentët e shkëlqyer të ciklit të parë “Bachelor”. Studentët e kësaj kategorie nuk duhet të aplikojnë sepse lista e tyre përpilohet nga sekretaria mësimore.
Nuk përfitojnë nga ky vendim individët që u takojnë kategorive sociale si më poshtë, të cilët:
1- Jane ndare nga trungu familjar
2- janë duke ndjekur një program të dytë studimi për të cilin duhet të përballojnë koston e plotë të studimeve
3- Studentët përsëritës.