Dokumentat e nevojshme për bursë dhe reduktim tarife për vitin akademik 2019-2020
Studentët që përfitojnë bursë dhe reduktim tarife shkollimi të bazohen VKM-ve të mëposhtme për vitin akademik 2019-2020. Pranimi i dokumentave me fillimin e vitit shkollor deri 9 Nëntor 2019.
1. Studentët që përfitojnë bursë sipas:
-VKM nr.903, datë 21.12.2016 “Për përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave nga fondi i mbështetjes studentore për studentët e shkëlqyer, studentët që studjojnë në programe studimi në fushat prioritare dhe studentët në nevojë” (i ndryshuar),
-VKM nr. 784, datë 26.12.2018 “Për disa ndryshime në VKM nr.903, datë 21.12.2016 “Për përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave nga fondi i mbështetjes studentore për studentët e shkëlqyer, studentët që studjojnë në programe studimi në fushat prioritare dhe studentët në nevojë”,
-VKM nr.39, datë 23.01.2019 2018 (dokumentacioni i nevojshëm kliko këtu…) “Për disa ndryshime në VKM nr.903, datë 21.12.2016″, “Për përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave nga fondi i mbështetjes studentore për studentët e shkëlqyer, studentët që studjojnë në programe studimi në fushat prioritare dhe studentët në nevojë”.
2. Studentët që përfitojnë reduktim të tarifës së shkollimit për vitin akademik 2019-2020:
– Bazuar në: VKM nr.778, datë 26.12.2018 “Për një ndryshim dhe shtesë në Vendimin nr.288, datë 21.05.2018 “Për miratimin e kufirit maksimal të traifës vjetore të shkollimit për studentët që ndjekin studimet në Institucionet publike të Arsimit të Lartë, në një program të ciklit të parë të studimeve, një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale me kohë të plotë”, të ndryshuar, Studentët e Ciklit të Parë (Bachelor).
– Studentët e Ciklit të Parë (Bachelor) të cilët i përkasin kategorive përjashtimore dhe janë me mesatare 9-10, sipas VKM nr. 779, datë 26.12.2018 “Për disa ndryshime në Vendimin nr.269, datë 29.03.2017 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret e pranimit në një program të ciklit të parë të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale, që përjashtohen nga tarifat e shkollimit”, si dhe VKM nr.40, datë 23.01.2019 (dokumenentacioni i nevojshëm kliko këtu…) “ Për disa ndryshime dhe shtesa ne VKM nr.269, datë 29.03.2017 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret e pranimit në një program të ciklit të parë të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale, që përjashtohen nga tarifat e shkollimit”.
– Studentët e Ciklit të Dytë të studimeve (Master Profesional dhe Master Shkencor) sipas VKM nr. 780, datë 26.12.2018 “Për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret për ulje të tarifës vjetore të studimit në programet e ciklit të dytë të studimeve, në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë”.
3. Deklarata e studentit
Leave a Reply