Fillojnë aplikimet për bursë për vitin akademik 2018-2019
Dokumentacioni që duhet të dorëzohet për përfitim burse për vitin akademik 2018-2019 për studentët e vitit të dytë dhe të tretë Bachelor
Mbështetur në VKM Nr. 903, date 21.12.2016 “Për përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave nga fondi i mbështetjes studentore për studentët e shkëlqyer,studentët që studiojnë në programe studimi në fushat prioritare dhe studentët në nevojë 2016 – 2017” për të përfituar bursë për vitin akademik 2017-2018 dokumentacioni i mëposhtëm:
- Çertifikatë familjare e studentit(Nuk pranohet certifikata e ndarjes nga trungu familjar, sipas pikes 5.3 te Vendimit KM Nr.903,dt.21.12.2016 ,vetëm në rastet kur studenti është i martuar dhe akomodohet ne konvikte publike).
- Vërtetim studenti
- Fotokopje e kartës së identitetit të studentit
- Vërtetim i masës së ndihmës ekonomike që përfiton ose jo familja (seksioni i ndihmës ekonomike në bashki)
- Vertetimin e statusit te jetimit per ata studente qe e kane kete status (librezen e noterizuar)
- Vertetimin per studentet me aftesi te kufizuar nga komisioni mjekesor i aftesise per pune. Vertetimin per marrjen e pensionit te invaliditetit.
- Vërtetim nga shkolla për motrat apo vëllezërit që janë në marrëdhënie shkollë (në vërtetim duhet të specifikohet nëse trajnohen me bursë shteti për vitin akademik 2018-2019).
- Vertetimin nga zyra e tatim taksave per cdo anetar te familjes mbi 18 vjec dhe vete studentin qe nuk ushtrojne aktivitet privat.
- Studentet qe kane humbur kujdestarine prinderore, duhet te sjellin Vendimin e Gjykates te formes se prere.
- Studentet qe kane humbur prindin ne krye dhe per shkak te detyres Vendimin.
- Studentet qe jane identifikuar e trajtuar si viktima te trafikut te qenieve njerezore dhe kane humbur kujdesin prinderor, vertetimin nga zyrat perkatese
- Deklaratë mbi të ardhurat familjare që plotësohet nga kryefamiljari (do të merret pranë zyrës së Informacionit)
- Kerkese me shkrim per marrje burse.
Studentet që nuk perfitojne burse:
a) jane ndare nga trungu familjar;
b) familjet e tyre ushtrojne veprimtari private;
c) vazhdojne studimet ne nje program te dyte studimi;
d) shpallen ngeles;
e) nuk kane perfunduar studimet brenda kohes normale te tij.
Afati i dorezimit te dokumentave 12.11-7.12.2018 nga e hena deri te premten, ora 11:00-13:00. Dokumentat do të dorëzohen pranë zyres përkatese në katin e parë të Fakultetit.