FHF, takim informues për studentët me Institutin Konfuci
Zëvendësdekania e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, Dr. Elsa Skënderi priti sot në një takim Zj. Zhang Xiaoying dhe Z. Erion Malaj, bashkëdrejtorë të Institutit Konfuci-UT. Synimi i këtij takimi ishte informimi i studentëve të FHF-së rreth mundësive për kurse të gjuhës kineze, që ofron Instituti Konfuci, për të gjithë studentët e Universitetit të Tiranës.
Dr. Skënderi në fjalën e saj përshëndetëse iu uroi mirëseardhjen bashkëdrejtorëve të Insitutit edhe në emër të Dekanit, Prof. dr. Sabri Laçi, dhe i falënderoi ata për prezantimin e mundësive të studimit që iu ofrohen studentëve. “Ne jemi shumë të kënaqur për bashkëpunimin e shkëlqyer e të ngushtë që Universiteti i Tiranës ka me Qendrën e Insitutit Konfuci dhe jemi po ashtu vullnetplotë për të vijuar çdo bashkëpunim që ofron mundësi konkrete dhe të vyera për studentët tanë”, u shpreh zëvendësdekania Skënderi.
Zj. Xiaoying dhe Z. Malaj gjatë fjalës së tyre prezantuan fokusin e punës së Institutit Konfuci, duke u ndalur në mënyrë të veçantë te kurset e gjuhës kineze. “Të mësuarit e kinezishtes është një çelës shumë i mirë për të hapur shtigje të reja profesionale e akademike, në të ardhmen. Këtë fakt e vërtetojnë më së miri, historitë e suksesit të të gjithë studentëve tanë, të cilët kanë marrë edhe bursa për të ndjekur studimet e tyre më tej, në Kinë”, u shpreh z. Malaj.
I pranishëm në takimin informues ishte edhe pedagogu i gjuhës kineze në Institutin Konfuci-UT, Glendi Xhani, i cili mbajti një leksion të shkurtër prezantues të kinezishtes. Studentët pjesëmarrës u përfshinë në mënyrë aktive në leksion dhe në përfundim të takimit iu drejtuan pyetje përfaqësuesve të Insitutit.
Kurset e gjuhës kineze, pranë Insitutit Konfuci ofrohen pa pagesë për të gjithë studentët e Universitetit të Tiranës. Regjistrimet për Semestrin I, të Vitit Akademik 2021-2022 në Institutin Konfuci kryhen edhe online në adresën: https://ciut.edu.al/