FHF: Shpallja e procedurës së aplikimit pёr pedagogё tё jashtёm pranё departamentit të Gjeografisë tё Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë
Në zbatim të nenit 57 pika 2, të Ligjit nr. 80/2015 datë 22.07.2015 “Për Arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në RSH”, dhe në nenin 68, të Statutit të Ut-së, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë pёr nevoja tё zhvillimit tё procesit mёsimor pёr semestrin e II (dytë) të vitit akademik 2022-2023, shpall procedurën e aplikimit pёr pedagogё tё jashtёm pranё Departamentit të Gjeografisë tё kёtij fakulteti. Kandidatёt e interesuar mund tё dorёzojnё pranë Degёs sё Burimeve Njerёzore nё Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, nga data 01.02.2023 – 17.2.2023 nё orarin 09:00 -14:00 dokumentacionin e mёposhtёm:
- Formularin e kёrkesёs (i cili mund tё shkarkohet më poshtë, ose mund tё merret pranё degёs sё burimeve njerёzore);
- Curriculum Vitae;
- Diplomёn dhe certifikatёn e notave tё studimeve Bachelor (e noterizuar);
- Diplomёn dhe certifikatёn e notave tё studimeve Master ose DIND (e noterizuar;)
- Diploma tё gjuhёve tё huaja (e noterizuara);
- Diplomёn e gradёs Doktor i Shkencave (nёse kandidati ka gradёn Doktor, e noterizuar);
- Vёrtetim punёsimi tё muajit tё fundit (Ku tё cilёsohet paga bruto dhe numri i sigurimeve);
- Dёshmi penaliteti ose vetëdeklarim;
- Fotokopje të ID.
Kandidatët që kanë titullin Profesor ose Profesor i Asociuar duhet të dorëzojnë vetëm:
- Formularin e kёrkesёs (i cili mund tё shkarkohet nga siti web https://www.fhf.edu.al ose mund tё merret pranё degёs sё burimeve njerёzore)
- Curriculum Vitae;
- Dëshminë e titullit më të lartë (noterizuar);
- Vёrtetim punёsimi tё muajit tё fundit(Ku tё cilёsohet paga bruto dhe numri i sigurimeve);
- Dёshmi penaliteti ose vetëdeklarim;
- Fotokopje të ID.
Shënim: Kandidatët të cilët kanë qenë të angazhuar pranë FHF në vitin akademik 2021-2022 si pedagog të jashtëm duhet të paraqesin vetëm:
- Formularin e kërkesës;
- Vërtetim punësimi tё muajit tё fundit (Ku tё cilësohet paga bruto dhe numri i sigurimeve);
- Dёshmi penaliteti ose vetëdeklarim.
Kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojnë kandidatët për personel akademik me kohë të pjesshme, në FHF për vitin akademik 2022-2023.
- Të jenë shtesas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jetë diplomuar në ciklit të parë Bachelor dhe Master i Shkencave ose DIND në një nga departamentet e FHF-së të UT-së, ose në universitete të tjera brenda dhe jashtë vendit (të ekuivalentuara);
- Të zotërojë me dëshmi të paktën një gjuhë të huaj perëndimore;
- Të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin do të konkurrojnë;
- Të ketë notë mesatare të lartë të studimeve universitare;
- Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të mos jetë marrë ndaj tyre masë disiplinore e largimit nga puna.
Kriteret për aplikuesit:
Kritere të veçanta:
- Të ketë përvojë në sektorë të lidhur me aplikimin e GIS, mundësisht në nivel drejtues në institucione partnere, si Bashkia e Tiranës, INSTAT dhe ASHK;
- Të kenë veprimtari shkencore, botime, monografish, artikujsh, pjesmarrje në konferenca kombëtare dhe / ose ndërkombëtare, pjesmarrje në projekte;
- Të kenë përvojë pune në mësimdhënie në IAL ose partneritete bashkëpunimi konkrete me IAL.