FHF: Shpallen fituesit e konkursit për katër vende të lira pune për personel administrativ
Bazuar në nenin 67 të Ligjit Nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në RSH”; në nenin 81, të Statutit të Universitetit të Tiranës, (miratuar me Urdhrin Nr.816, datë 26.12.2018 nga Ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë), në kriteret e shpallura në Buletinin e Prokurimeve Publike nr. 96 datë 30.11.2023,
Ø Për vendin vakant personel administrativ e emërtesës “Specialist i Shërbimeve” në Degën e Shërbimeve, sipas Vendimit nr. 4, datë 18.12.2023 të Komisionit ad hoc për këtë pozicion pune, shpallet fituese znj. Alba Akçiu.
Ø Për vendin vakant personel administrativ e emërtesës “Specialist i Financës” në Degën e Financës dhe Buxhetit, në FHF, UT, sipas Vendimit nr. 4, datë 18.12.2023 të Komisionit ad hoc për këtë pozicion pune shpallet fituese znj. Donatela Gjini.
Ø Për 3 (tre) vendet vakante personel administrativ e emërtesës “Punonjëse Pastrimi (Sanitare)”, në FHF, UT, sipas Vendimit nr. 4, datë 18.12.2023 të Komisionit ad hoc për këtë pozicion pune, shpallen fituese:
- znj. Anila Gjinaj
- znj. Salo Bejko
- znj. Bukurije Stafa