FHF organizoi trajnimin “GEOBIZ – Mësimi i bazuar në probleme dhe i orientuar nga biznesi për të arritur ekselencë akademike në Gjeoinformatikë”


FHF organizoi në 27-28 Prill 2022 trajnimin e dytë në SIG (Sistemet e Informacionit Gjeografik), në kuadër të projektit “GEOBIZ – Mësimi i bazuar në probleme dhe i orientuar nga biznesi për të arritur ekselencë akademike në Gjeoinformatikë” i bashkëfinacuar nga Programi Erasmus+ i Bashkimit Europian.

Trajnimi me temë: “Krijimi i të dhënave hapësinore tematike nga dixhitalizimi i hartave burim të skanuara”, ku morën pjesë 25 pjesëmarrës, u drejtua nga Dr. Adelajda Halili.

Në këtë trajnim, pjesëmarrësit morën informacion teorik për krijimin e të dhënave hapësinore nga digjitalizimi i planeve të detajuara në funksion të planifikimit urban dhe praktikuan rast studimor për zvhillimin territorial të Bashkisë Tiranë.  Trajnimi u fokusua në konceptet dhe teknikat bazë të trajtimit të të dhënave nga formate të ndryshme (raster, vektor, tabela).

Qëllimi i rastit studimor të përdorur për trajnimin lidhet me shfrytëzimin e të dhënave nga institucione të ndryshme si AKSHI dhe Bashkia Tiranë. Rasti studimor u fokusua në:

  1. Gjeoreferimin e planeve të skanuara duke përdorur koordinatat e pikave të identifikueshme;
  2. Konvertimin e imazheve raster të skanuar në një grup të dhënash vektoriale.
  3. Shtimin e të dhënave nga shtresa apo tabela të tjera.

Të gjithë pjesëmarrësit u pajisën me certifikatë, të cilat iu dorëzuan në ceremoninë e zhvilluar në fund të trajnimit.

Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit!


 

Shpërnda lajmin: