FHF me Muzeun e Holokaustit në Paris organizojnë një seminar 3 ditor rreth mizorive masive


📌🔔 Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë në bashkëpunim me Muzeun e Holokaustit në Paris, Francë do të organizojë një seminar 3 ditor në datat 1⃣1⃣1⃣3⃣ ​ 🅺🅾🆁🆁🅸🅺 ( 3 ditë) në mjediset e Fakultetit. Janë të ftuar të aplikojnë studentët e degës së Historisë dhe të degës së Gazetarisë dhe Komunikimit të cilët kanë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze pasi seminari do të zhvillohet në gjuhën angleze.

📌📌Në këtë seminar pjesëmarrësit do të mësojnë më shumë rreth mizorive masive të cilat po ndodhin edhe në kohën tonë. Megjithatë, studentët zakonisht largohen nga universiteti pa e kuptuar realisht se çfarë është gjenocidi, çfarë janë krimet kundër njerëzimit dhe çfarë janë krimet e luftës. Të veçosh pa asnjë barazim dhe të krahasosh të kaluarën me të tashmen mund të ndihmojë për të kuptuar më mirë botën në të cilën jetojnë studentët, dhe veçanërisht se çfarë rrezikohet kur dëgjon për vrasje masive.
ℹ Ky seminar do të organizohet me pjesëmarrjen e 15 studentëve nga Shqipëria dhe 15 studentëve nga Maqedonia e Veriut dhe përfshin një program treditor të bazuar në qasjen krahasuese të mizorive masive, të kaluara dhe të tashme. Dita e parë fokusohet në historinë e Holokaustit. Dita e dytë i kushtohet një dimensioni më të gjerë të mizorive masive në të kaluarën dhe të tashmen. Studentët do të mësojnë për bazat e qasjes krahasuese dhe si të merren me të kaluarën e vështirë, rëndësinë e terminologjisë dhe ndryshimin midis kualifikimit ligjor dhe historik të krimeve. Qëllimi i mbledhjes së studentëve nga Shqipëria dhe nga Maqedonia e Veriut është të nxisë diskutimin, reflektimin dhe mendimin kritik për historinë rajonale dhe çështjet aktuale. Në fund të seminarit studentët do të marrin në certifikatë pjesëmarrjeje nga organizatorët.
‼‼ APLIKIMET JANË TË HAPURA DERI NË DATËN 5 KORRIK 2023
🔔➡ Apliko tani duke klikuar këtu…

Shpërnda lajmin: