FHF: Marrëveshje bashkëpunimi për një qasje të lirë në fondet arkivore
Më datë 28 tetor 2020, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, i përfaqësuar nga Dekani Prof.Dr. Sabri Laçi dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, e përfaqësuar nga Drejtori i Përgjithshëm Dr. Ardit Bido, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për një qasje të lirë në fondet arkivore nga ana e studentëve të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë. Qëllimi i kësaj marrëveshje është bashkëpunimi mes dy palëve në fushën e kërkimit shkencor dhe dhe botimeve si edhe lehtësimi i studimeve të studentëve në fushën e shkencave albanologjike duke u ofruar atyre akses të lirë në fondet arkivore gjatë shkrimit të punimeve të tyre. Palët u dakordësuan edhe për promovimin e përbashkët të personaliteteve dhe momenteve kyçe të historisë kombëtare si dhe organizimin e veprimtarive shkencore në fushat e interesit të përbashkët.