“STUDIME ALBANOLOGJIKE” është një revistë shkencore e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, e themeluar në vitin 1996. Revista “STUDIME GJEOGRAFIKE” është një revistë kombëtare që boton punime kërkimore në fushën e Gjeografisë dhe në disiplina të tjera të përafërta.
Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë është një nga gjashtë fakultetet e Universitetit të Tiranës. Sot përbëhet nga gjashtë departamente, të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre studimor në fusha si Histori, Gjeografi, Gjuhësi, Letërsi, Gazetari dhe Komunikim, Arkeologji dhe Trashëgimi Kulturore. Fakulteti ofron programe studimore të të gjitha niveleve.
I integruar në Universitetin Shtetëror të Tiranës që nga krijimi i tij në vitin 1957, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë sot ofron 6 programe studimi Bachelor, 13 programe të studimeve pasuniversitare Master i Shkencave dhe Master Profesional si edhe studime në nivelin doktoral.
Fakulteti ka në bazë të veprimtarisë së vet MENDIMIN SHKENCOR KRITIK në mbështetje të formimit pedagogjik dhe aktivitetit kërkimor. Aktivitetet akademike të promovuara nga departamentet synojnë të japin një kontribut të rëndësishëm në JETËN SOCIALE të vendit.
Stafi i Fakultetit tonë merr pjesë aktive në PROJEKTE KËRKIMORE në bashkëpunim dhe partneritet me kolegët e INSTITUCIONEVE TË HUAJA KËRKIMORE.
Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë ka si objektiv parësor përgatitjen e mësuesve, gazetarëve, studiuesve të historisë, të arkeologjisë, të trashëgimisë kulturore, të gjuhës dhe të letërsisë, të gjeografisë, të medias dhe komunikimit, nëpërmjet programeve dhe kërkimit shkencor.
FHF: Lista e re e miratuar për bursat, viti akademik 2025-2026
Lajmërohen të gjithë studentët të cilët janë në pritje të bursës studentore që të dorëzojnë numrat e llogarisë bankare.
Verifikoni emrin tuaj nëlistën këtu… Nëse i përkisni listës plotësoni aplikimin sipas pikës 2. Nëse jo dhe keni aplikuar me të gjithë dokumentat e nevojshme dhe nuk jeni në listë qëndroni në pritje të një njoftimi të tjetër deri në kthimin e një përgjigjeje të verifikimit të dokumentacionit.
Plotësoni dhe dërgoni të dhenat e llogarisë suaj bankare.
Studentët duhet të dorëzojnë numrin e llogarisë pranë Raiffeissen Bank.
Para se të dërgoni të dhënat bankare në këtë formë ju lutemi verifikoni edhe njëherë saktësinë në mënyrë që të mos e nisni gabim. (çdo karakter IBAN dhe CIF të përputhet me të dhënat që keni marrë nga banka). Klikoni këtupër të plotësuar dhe dërguar Numrin e Llogarisë Bankare.