FHF: Kategoritë dhe dokumentacioni për kategoritë e veçanta që mund të perfitojnë bursë për vitin akademik 2020-2021.
Dokumentat e nevojëshme sipas kategorive për aplikimin online:
Studentët pasi të pajisjen me të gjitha dokumentat sipas kategorisë ku bejnë pjesë të kryejnë aplikimin në linkun e mëposhtëm. Nuk pranohen aplikime të pjesshme. Para aplikimit duhet të hyni me llogarinë e krijuar nga Universiteti (emer_mbiemer.fhfstudent@unitir.edu.al)
1. Kerkese per aplikim per burse (kërkesa shkarkohet, plotësohet, firmoset dhe fotografohet dhe ngarkohet në aplikim) 2. Çertifikate familjare 3. Fotokopje të kartës së ID të vetë studentit 4. Shkresa nga Ministria perkatese.
Apliko tani…
Aplikimet do të verifikohen paraprakisht nga specialistët e Fakultetit dhe do të dergohen për verifikim në institucionet përkatëse që kanë lëshuar dokumentacionin dhe do të miratohen në Bordin e Administrimit të UT-së. Pas miratimit të bursës nga Bordi i Administrimit studentët do të njoftohen për hapjen e llogarisë bankare. Bursa u jepet studentëve përfitues çdo muaj në llogarinë bankare pas konfirmimit të frekuentimit të programit të studimit nga përgjegjësi i njësisë bazë.
Studentët që regjistrohen në vitin e parë dhe të viteve të tjera mund t’a dorëzojnë dokumentacionin nga data 25/11/2020 deri në 10/12/2020.
Dorëzimi i dokumentacionit origjinal do të kryhet në kutitë postare të vendosura brenda ambienteve të FHFsë. Dokumentacioni të jetë në zarf të mbyllur ku të jetë shkruar sipër zarfit: emri i studentit dhe programi ku studjon. Për studentët që e jetojnë larg dokumentat mund të dergohen edhe nëpërmjet Postës Shqiptare në adresën: Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë (UT), Rruga e Elbasanit, Tiranë.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit origjinal është 31 Janar 2021.
SHËNIM:
Përveç kategorive sociale të mëposhtme përfitojnë bursa nga fondi i mbështetjes studentore studentët e shkëlqyer të ciklit të parë “Bachelor”. Studentët e kësaj kategorie nuk duhet të aplikojnë sepse lista e tyre përpilohet nga sekretaria mësimore.
Nuk përfitojnë nga ky vendim individët që u takojnë kategorive sociale si më poshtë, të cilët:
1- janë duke ndjekur një program të dytë studimi për të cilin duhet të përballojnë koston e plotë të studimeve.
2- Studentët përsëritës.