22.10.2025

FHF: Hapen aplikimet për bursë, përjashtim dhe reduktim tarife për vitin akademik 2025-2026


Cikli i parë Bachelor: Apliko për bursë dhe përjashtim nga tarifa e shkollimit

Në zbatim të V.K.M-së Nr. 39 datë 23.01.2019:

Studentët e ciklit të parë bachelor që plotësojnë dokumentacionin sipas linkut (kliko këtu…)

  • Të dorëzojnë dokumentacionin online (apliko këtu) dhe fizikisht në kutitë e vendosura në hollin e Fakultetit. Nqse studentët nuk do të plotësojnë aplikimin online ose dorëzimin fizik të aplikimi nuk do të jetë i përfunduar.
  • Së bashku me dokumentacionin duhet të bashkëngjitet dhe kërkesa e studentit  (modeli kliko këtu…)

Cikli i parë Bachelor: Apliko për  përjashtim nga tarifa e shkollimit

Në zbatim të V.K.M-së Nr. 40 datë 23.01.2019 dhe VKM-së Nr. 251 datë 27.03.2020, për përjashtimin nga tarifa e shkollimit:

Studentët që i përkasin kategorive të mëposhtme dhe që plotësojnë dokumentacionin sipas linkut (kliko këtu…):

- Studentët që kanë të paktën njërin prind person me aftësi të kufizuara, të vërtetuar me vendim të KMCAP-it;

- Studentët romë dhe egjiptianë, të cilët do të identifikohen nëpërmjet vetëdeklarimit;

- Studentët, fëmijë të ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi komunist ose fëmijë me prindër të dënuar politikë me heqje lirie.

  • Të dorëzojnë dokumentacionin online (apliko këtu) dhe fizikisht në kutitë e vendosura në hollin e Fakultetit. Nqse studentët nuk do të plotësojnë aplikimin online ose dorëzimin fizik të aplikimi nuk do të jetë i përfunduar.
  • Së bashku me dokumentacionin duhet të bashkëngjitet dhe kërkesa e studentit (modeli kliko këtu…)

 

Cikli i dytë Master: Apliko për reduktimin në masën 50% të tarifës së shkollimit

Në zbatim të VKM-në Nr. 780 datë 26.12.2018, për reduktimin në masën 50% të tarifës së shkollimit:

Studentët që i përkasin kategorive të mëposhtme dhe që plotësojnë dokumentacionin sipas linkut (kliko këtu…):

  • Të dorëzojnë dokumentacionin online (apliko këtu) dhe fizikisht në kutitë e vendosura në hollin e Fakultetit. Nqse studentët nuk do të plotësojnë aplikimin online ose dorëzimin fizik të aplikimi nuk do të jetë i përfunduar.
  • Së bashku me dokumentacionin duhet të bashkëngjitet dhe kërkesa e studentit  (modeli kliko këtu…)

Afati i dorëzimit të dokumentacionit origjinal është 30 Janar 2026.

 

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë - Të gjitha të drejtat e rezervuara