FHF: Fituesit e programit të studimit “Master Profesional”, viti akademik 2023-2024


Njoftojmë fituesit e programit të studimit Master profesional të paraqiten pranë Sekretarisë për të kryer regjistrimin përfundimtar. Regjistrimi do të kryhet nga vetë studenti, me një dokument identifikimi, mandatin e pagesës së regjistrimit i cili shkarkohet këtu, si dhe formularin e regjistrimit (formulari) sipas një grafiku të caktuar:

Më datë 20 tetor ora 10:00-16:00 do të kryhet regjistrimi i fituesve në degën Histori,  Mësuesi, si dhe fituesit e programit Guidë turistike;
Më datë 21 tetor ora 10:00-13:00 do të kryhet regjistrimi i fituesve në programin master Sistemi i Informacionit Gjeografik të Aplikuar;
Më datë 23 tetor (nga numri rendor 1-30), më datë 24 (nga numri rendor 31-60), më datë 25  tetor (nga numri rendor 61-91), ora 10:00-16:00 do të kryhet regjistrimi i fituesve në degën Gjuhë-Letërsi, Mësuesi;
Më datë 26, 27 tetor, ora 10:00-16:00 do të kryhet regjistrimi i fituesve të degën Gjeografi, Mësuesi;
Nga datat 20-27 tetor, ora 10:00-16:00 do të kryhet regjistrimi i fituesve Arkivistikë, Redaktori dhe Gazetari Investigative.

Për listën e plotë të fituesve Master profesional klikoni këtu…


 

Shpërnda lajmin: