FHF: Fituesit e programit të studimit “Master Profesional”, viti akademik 2022-2023


Njoftojmë fituesit e programit të studimit Master profesional të paraqiten pranë Sekretarisë për të kryer regjistrimin përfundimtar. Regjistrimi do të kryhet nga vetë studenti, me një dokument identifikimi, mandatin e pagesës së regjistrimit i cili shkarkohet këtu, si dhe  formularin e regjistrimit (formulari)  sipas një grafiku të caktuar:

  • Më datë 7 nëntor ora 10:00-16:00 do të kryhet regjistrimi i fituesve në degën Gjuhë-Letërsi, Mësuesi, nr.rendor 1-40
  • Më datë 8 nëntor ora 10:00-16:00 do të kryhet regjistrimi i fituesve në degën Gjuhë-Letërsi, Mësuesi, nr.rendor 41-80
  • Më datë 9 nëntor, ora 10:00-16:00 do të kryhet regjistrimi i fituesve në degën Gjuhë-Letërsi, Mësuesi, nr.rendor 81-120
  • Më datë 10 nëntor, ora 10:00-16:00 do të kryhet regjistrimi i fituesve në degën Gjeografi, Mësuesi, nr.rendor 1-45
  • Më datë 11 nëntor, ora 10:00-16:00 do të kryhet regjistrimi i fituesve të degën Gjeografi, Mësuesi, nr.rendor 45-90
  • Më datë 14 nëntor, ora 10:00-16:00 do të kryhet regjistrimi i fituesve degën Histori, Mësuesi
  • Më datë 15 nëntor, ora 10:00-16:00 do të kryhet regjistrimi i fituesve GIS, Guidë turistike
  • Më datë 16-17 nëntor, ora 10:00-16:00 do të kryhet regjistrimi për të gjithë ata fitues të cilët nuk mundën të regjistrohen në datat e caktuara sipas grafikut të mësipërm.  
  • Nga datat 10-17 nëntor, ora 10:00-16:00 do të kryhet regjistrimi i fituesve Arkivistikë, Redaktori dhe Gazetari Investigative.

Për listën e plotë të fituesve Master profesional klikoni këtu…


 

Shpërnda lajmin: