17.10.2025

FHF: Fituesit e programit të studimit “Master i Shkencave”, viti akademik 2025-2026


Njoftojmë fituesit e programit të studimit “Master i Shkencave” të paraqiten pranë Sekretarisë për të kryer regjistrimin përfundimtar. Regjistrimi do të kryhet nga vetë studenti, me një dokument identifikimi dhe mandatin e pagesës së regjistrimit, sipas një grafiku të caktuar:

  • Më datë 20.10.2025 do të kryhet regjistrimi i fituesve të degëve Gjuhësi e Sotme, Gjuhësi historike, Letërsi.
  • Më datë 21.10.2025 do të kryhet regjistrimi i fituesve të degëve Histori, Marrëdhënie Ndërkombëtare.
  • Më datë 22.10.2025 do të kryhet regjistrimi i fituesve të degëve Arkeologji, Trashëgimi Kulturore, Gjeografi.
  • Më datë 23.10.2025 do të kryhet regjistrimi i fituesve të degës Menaxhim i Komunikimit Masiv (numri rendor 1-30).
  • Më datë 24.10.2025 do të kryhet regjistrimi i fituesve të degës Menaxhim i Komunikimit Masiv (numri rendor 31-43).

Klikoni këtu për listën e plotë të fituesve Master Shkencor


Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë - Të gjitha të drejtat e rezervuara