FHF dhe FGJH organizojnë Panairin e Punësimit


Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë dhe Fakukteti i Gjuhëve të Huaja i Universitetit të Tiranës, ka kënaqësinë t’Ju ftojnë në:

“Panairin e Punësimit”

 që do të zhvillohet më datë 12 maj 2023, nga ora 10:00, në oborrin e dy institucioneve.

 “Panairi”, që tashmë është në vitin e dytë të organzimit të tij, ka si synim t’u krijojë institucioneve, kompanive, agjencive e OJF-ve hapësirën e nevojshme, me qëllim që t’i njohë studentët me pritshmëritë që kërkon tregu i punës, mundësitë, procedurat për stazhe e punësim, si dhe bashkëpunime me interesa të ndërsjella.

 Ftohen të marrin pjesë:

1. Institucionet e Arsimit të ulët dhe të mesëm për të ekspozuar ofertat e tyre më të mira;
2. Bizneset që kërkojnë të punësojnë të rinj në profesionet Mësuesi, Përkthyes, Interpret interkulturor e turistik etj.;
3. Organizatat dhe Entet që ndihmojnë në zhvillimin dhe mbarëvajtjen e arsimit në Shqipëri.
Gjatë “Panairit të Punës 2023” kompanitë/organizatat mund të intervistojnë dhe vlerësojnë drejtpërdrejt kandidatët potencialë për punë apo praktikë profesionale.
Në këtë Panair përveç ekspozimeve të Enteve dhe Kompanive më të mëdha Punësimit dhe ato të Edukimit Kombëtar dhe Ndërkombëtar, do të ketë edhe aktivitete informuese në auditorët e FGJH-së dhe FHF-së.
Vizibiliteti i pjesëmarrësve në Panairin e Punës do të bëhet edhe nga rrjetet sociale dhe web zyrtar të FHF-së dhe FGHH-së.
Ju presim të na vizitoni dhe përfitoni nga mundësitë që ofrohen në këtë Panair!


Shpërnda lajmin: