Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë është një nga gjashtë fakultetet e Universitetit të Tiranës. Sot përbëhet nga gjashtë departamente, të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre studimor në fusha si Histori, Gjeografi, Gjuhësi, Letërsi, Gazetari dhe Komunikim, Arkeologji dhe Trashëgimi Kulturore. Fakulteti ofron programe studimore të të gjitha niveleve.
I integruar në Universitetin Shtetëror të Tiranës që nga krijimi i tij në vitin 1957, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë sot ofron 6 programe studimi Bachelor, 13 programe të studimeve pasuniversitare Master i Shkencave dhe Master Profesional si edhe studime në nivelin doktoral.
Fakulteti ka në bazë të veprimtarisë së vet MENDIMIN SHKENCOR KRITIK në mbështetje të formimit pedagogjik dhe aktivitetit kërkimor. Aktivitetet akademike të promovuara nga departamentet synojnë të japin një kontribut të rëndësishëm në JETËN SOCIALE të vendit.
Stafi i Fakultetit tonë merr pjesë aktive në PROJEKTE KËRKIMORE në bashkëpunim dhe partneritet me kolegët e INSTITUCIONEVE TË HUAJA KËRKIMORE.
Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë ka si objektiv parësor përgatitjen e mësuesve, gazetarëve, studiuesve të historisë, të arkeologjisë, të trashëgimisë kulturore, të gjuhës dhe të letërsisë, të gjeografisë, të medias dhe komunikimit, nëpërmjet programeve dhe kërkimit shkencor.
Fakulteti i Historisë dhe të Filologjisë, organizoi më 18 dhjetor, një aktiviteteti festiv me rastin e festave të fundvitit
Nisma e një grupi studentësh nën drejtimin e Këshillit Studentor, që u realizua nën kujdesin e zv/dekanes Dr. Elsa Skënderi dhe me mbështjen e Dekanatit, Administratës dhe zyrës së Këshillimit të Karrierëst së Fakultetit, pati në fokus dekorimin me elemente festive të mjediseve të fakultetit dhe përgatitjen e një programi me interpretime artistike nga studentët e talentuar të FHF-së.
Pedagogë e studentë të pranishëm, festuan nën ritmin e muzikës dhe trokitën gotat duke i uruar njëri-tjetrit një vit të ri të mbarë e plot suksese!