Provime – Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë https://fhf.edu.al/en Tue, 13 Oct 2026 14:23:03 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.1 https://fhf.edu.al/wp-content/uploads/2024/11/Group-62-1.png Provime – Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë https://fhf.edu.al/en 32 32 Provimi i Historisë së Shqipërisë: 29 tetor 2026 https://fhf.edu.al/en/provimi_historise/ https://fhf.edu.al/en/provimi_historise/#respond Sat, 28 Dec 2024 21:47:54 +0000 https://projects.gridcoding.com/fhf/?p=916

Në 29 tetor 2026 do të jetë provimi i rradhës i Historisë së Shqipërisë.

1. Paraprakisht duhet të kryeni aplikimin për t’u regjistruar online sipas linkut të mëposhtëm (për provimin e datës 24 shtator 2026, ora 12:00).
2. Regjistrimi online duhet të kryhet deri 1 ditë para ditës së provimit.
3. Kandidati ditën e provimit konfirmon regjistrimin, me paraqitjen e tij tek laborantja e Departamentit të Historisë, 30 minuta para provimit, verifikon kopjen e mandatit të paguar (shkarko mandatin e pagesës këtu…) si dhe kopjen e ID/pasaportë origjinale.
4. Kandidati do të testohet për njohuritë mbi Historinë e Shqipërisë.
5. Rezultati i provimit dhe Certifikata e provimit merret brenda 2 javëve pas ditës së provimit.

Apliko tani këtu… (dokumentat e nevojshëm për aplikim: 1. Kopje e pasaportës ose ID-së; 2. Kopje e mandatpagesës së kryer)

UDHËRRËFYES

Mbështetur ligjin nr.113/2020 për “Shtetësinë“, çdo shtetas i huaj që dëshiron të fitojë shtetësinë shqiptare duhet të kalojë me sukses provimin e Historisë së Shqipërisë, nëpërmjet të cilit aplikanti dëshmon se zotëron njohuri të mjaftueshme për Historinë e Shqipërisë dhe kulturën shqiptare.

    • Provimi i Historisë për fitimin e shtetësisë shqiptare do të organizohet rregullisht të enjten e fundit të çdo muaji, në orën 12:00,  në Departamentin e Historisë, pranë Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë. Për raste përjashtimore, aplikantët do të njoftohen për datat përmes faqes zyrtare të Fakultetit.
    • Website: https://www.fhf.edu.al
    • Provimi do të ketë formën e testit me alternativa. Testi përbëhet nga 28 pyetje.
    • Aplikantët duhet t’i përgjigjen saktë 75% të pyetjeve për të kaluar. Kjo do të thotë se aplikantët duhet t’u përgjigjen saktë 21/28 pyetjeve që kërkohet për të kaluar testin.
    • Nga koha e shpallur e fillimit të provimit, aplikantët do të kenë 60 minuta për t’iu përgjigjur të 28 pyetjeve. Aplikantët duhet të paraqiten 30 minuta përpara në qendrën e testimit pranë Departamentit të Historisë të Universitetit të Tiranës për të plotësuar dokumentacionin dhe procedurat paraprake përpara fillimit të provimit.
    • Afati i aplikimit online në website është deri 1 ditë përpara datës së shpallur për zhvillimin e provimit.
    • Ditën që do t’i nënshtrohen provimit, aplikantët duhet të kenë me vete dokumentin e identifikimit dhe mandatin e pagesës së tarifës së regjistrimit (origjinale).
    • Aplikantët që e kalojnë testin me sukses pajisen me një dëshmi të përhershme. Për tërheqjen e dëshmisë do të njoftohen me e-mail.
    • Provimi i Historisë për fitimin e shtetësisë shqiptare kushton 10,000 lekë, (mandati për kryerjen e pagesës shkarkohet këtu…). Kjo tarifë është e pakthyeshme nëse aplikanti dështon të fitojë pikët e mjaftueshme për të kaluar testin.
    • Nëse aplikanti dështon ose nuk paraqitet në provimin e Historisë, ai mund ta përsërisë atë në datën e ardhshme të caktuar nga Departamenti i Historisë. Për përsëritjen e provimit, aplikanti duhet të paguajë përsëri tarifën.

    LITERATURA:

    • Historia 11, Shtëpia botuese Albas, botimet dhe ribotimet e pas vitit 2018, Tiranë.
    • Historia 11, Shtëpia botuese Pegi, botimet dhe ribotimet e pas vitit 2018, Tiranë.

 

]]>
https://fhf.edu.al/en/provimi_historise/feed/ 0
Provimi i Gjuhës Shqipe: 30 tetor 2026 https://fhf.edu.al/en/provimi_shqipes/ https://fhf.edu.al/en/provimi_shqipes/#respond Tue, 26 Nov 2024 08:18:37 +0000 http://localhost/fhf/?p=288

Mbështetur ligjin nr.113/2020 për “Shtetësinë“, çdo shtetas i huaj që dëshiron të fitojë shtetësinë shqiptare duhet të kalojë me sukses provimin e Gjuhës Shqipe.

  • Në 25 shtator 2026 do të jetë provimi i rradhës i Gjuhës Shqipe për fitimin e shtetësisë shqiptarenë orën 12:00,  në Departamentin e Gjuhës Shqipe, pranë Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë. Për raste përjashtimore, aplikantët do të njoftohen për datat përmes faqes zyrtare të Fakultetit.
  • Kandidati mund të regjistrohet në njërin nga nivelet: A1, A2, B1, B2, C1, C2, ose në nivelin e përgjithshëm.
  • Regjistrimi kryhet pranë Departamentit të Gjuhës Shqipe dhe njëkohësisht online (apliko këtu…)
  • Website: https://www.fhf.edu.al
  • Provimi do të jetë me shkrim dhe me gojë.
  • Afati i aplikimit online në website është deri 1 ditë përpara datës së shpallur për zhvillimin e provimit.
  • Ditën që do t’i nënshtrohen provimit, aplikantët duhet të kenë me vete dokumentin e identifikimit dhe mandatin e pagesës së tarifës së regjistrimit.
  • Provimi i Gjuhës Shqipe për fitimin e shtetësisë shqiptare kushton 10,000 lekë, (mandati për kryerjen e pagesës shkarkohet këtu…). Kjo tarifë është e pakthyeshme nëse aplikanti dështon të fitojë pikët e mjaftueshme për të kaluar testin.
  • Certifikata e provimit firmoset nga Përgjegjësi i Departamentit të Gjuhësisë dhe Dekani i Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë. Pas një jave kandidati merr këtë certifikatë.
  • Nëse aplikanti dështon në provimin e Gjuhës Shqipe, ai mund ta përsërisë atë në datën e ardhshme të caktuar nga Departamenti i Gjuhës Shqipe. Për përsëritjen e provimit, aplikanti duhet të paguajë përsëri tarifën.

]]> https://fhf.edu.al/en/provimi_shqipes/feed/ 0 Kurset e Gjuhës Shqipe për të Huaj https://fhf.edu.al/en/provimi-i-gjuhes-shqipe/ https://fhf.edu.al/en/provimi-i-gjuhes-shqipe/#respond Sat, 02 Nov 2024 08:18:09 +0000 http://localhost/fhf/?p=286


Departamenti i Gjuhësisë njofton të gjithë të interesuarit se në datat 1–30 shtator 2026 do të organizohet shkolla verore “Kursi i Gjuhës Shqipe për të Huaj”.


Ky kurs intensiv ofrohet për studentë dhe studiues në nivelet A1, A2, B1, B2, C1, C2, dhe përfshin:

  • Mësimdhënie të gjuhës sipas niveleve përkatëse;
  • Leksione mbi historinë, gjeografinë dhe kulturën shqiptare;
  • Aktivitete social-kulturore, si vizita në muze dhe udhëtime në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Formatet e pjesëmarrjes janë si më poshtë:

  1. Përmes marrëveshjeve dypalëshe ndërmjet shteteve – studentët dhe studiuesit aplikojnë pranë Ambasadës shqiptare në vendet përkatëse. Emrat më pas i përcillen Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministrisë së Arsimit.
  2. Përmes marrëveshjeve dypalëshe ndëruniversitare – aplikimi bëhet nëpërmjet universiteteve partnere.
  3. Me vetëfinancim – studentët dhe studiuesit mund të ndjekin kursin me një tarifë prej 390$. Tarifa nuk përfshin akomodimin dhe ushqimin.

Kursi do të zhvillohet fizikisht në ambientet e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, Universiteti i Tiranës.

Për t’u bërë pjesë e kurseve të gjuhës shqipe (dhe kursit të verës) plotësoni formularin e aplikimit Apliko këtu…

Për më shumë informacion, kontaktoni:

Email: kurset.shqip@fhf.edu.al


The Department of Linguistics informs all interested parties that the summer school “Albanian Language Course for Foreigners” will be held from September 1–30, 2026.

This intensive course is offered to students and researchers at levels A1, A2, B1, B2, C1, C2, and includes:

  • Language classes structured by proficiency level;
  • Lectures on Albanian history, geography, and culture;
  • Socio-cultural activities such as museum visits and trips to various cities across Albania.

Participation is available in the following formats:

  1. Through bilateral state agreements – applicants may apply at the Albanian Embassy in their respective countries. The embassy forwards the list of selected participants to the Ministry for Europe and Foreign Affairs and the Ministry of Education.
  2. Through bilateral inter-university agreements – applications are made via partner universities.
  3. Self-funded participation – students and researchers may attend the course by paying a fee of $390. This fee does not cover accommodation or meals.

The course will be held in person, at the Faculty of History and Philology, University of Tirana.

To be part of the courses (and summer course), fill out the application form Apply here…. 

For more information contact:

Email: kurset.shqip@fhf.edu.al


Programi i Kursit të Gjuhës Shqipe për të Huaj është bazuar në Kuadrin e Përbashkët Evropian të Referencave për Gjuhët.

Kursi i verës: 140 orë (40 leksione dhe 100 seminare), KFU: 16

Kursi njëvjeçar: 480 orë (leksione dhe seminare), KFU: 40

Nivelet e përbashkëta të referencës janë 6 (gjashtë):

A1 – niveli hyrës            
A2 – niveli ndërmjetës  
B1 – niveli prag 
B2 – niveli i përparuar
C1 – niveli i pavarur    
C2 – niveli zotërues 

Programi ynë është bazuar në këto gjashtë nivele referenciale, duke iu përmbajtur rigorozisht filozofisë së mësimit të një gjuhe të huaj, që ka të bëjë me kalimin nga më e thjeshta tek e ndërlikuara, nga konkretja tek abstraktja, nga e përgjithshmja tek e veçanta, nga më e afërta tek më e largëta, nga rregulli themelor tek përjashtimi, e kështu me radhë. Në këtë mënyrë, studentit të huaj që mëson shqipen, përvetësimi i rregullave gramatikore të shqipes dhe përdorimi i saktë i tyre në të folur e në të shkruar, do t’i vijë në mënyrë graduale dhe të logjikshme.<br><br>

Tematika e përzgjedhur, sipas niveleve të sipërpërmendura, në funksion të përvetësimit të katër shprehive themelore të të nxënit të një gjuhe të huaj: të shkruarit, të lexuarit, të folurit dhe të interpretuarit, është planifikuar të trajtohet nëpërmjet këtyre metodave të mësimdhënies:

  • Mësim pasiv, që synon dhënien e gatshme të njohurive themelore.
  • Mësim aktiv, që krahas dhënies së njohurive synon edhe paraqitjen e problemeve gjuhësore dhe zgjidhjen e tyre bashkarisht me nxënësin.
  • Mësim tepër aktiv, që synon aftësimin e nxënësit sidomos në komunikim, nëpërmjet bashkëbisedimeve të gjata, leximeve të shumta të pjesëve letrare, zyrtare, gazetave, përkthimit të lajmeve, punës me fjalorin etj.

Mësimet e çdo niveli kanë në përmbajtjen e tyre këto rubrika:

  • Njohuri gramatikore;
  • Shprehje dhe mënyra të të folurit;
  • Tekst në formë dialogu;
  • Pyetje për tekstin;
  • Sqarim të fjalëve të reja;
  • Ushtrime leksikore që kanë të bëjnë me:
    – lexim- kuptim
    – dëgjim-kuptim
    – antonimi, sinonimi, polisemi
    – interpretim të përmbajtjes së dialogjeve të përdorura
  • Ushtrime gramatikore;
  • Diktim, hartim dhe rregullat drejtshkrimore për to.

Çdo mësim shoqërohet gjithashtu me CD, ku janë të regjistruara të gjitha tekstet apo dialogjet që do të shpjegohen, të cilat do të riprodhojnë situatat më të zakonshme të jetës së përditshme dhe profesionale. Dialogjet i përkasinkryesisht gjuhës së folur, por në disa raste jepen edhe shembuj të gjuhës formale, apo asaj zyrtare. Për të qenë sa më pranë psikologjisë së një shqipfolësi, në raste të veçanta, jepen edhe shënime të shkurtra kulturore, duke sjellë kuriozitete, zakone, frazeologji dhe shprehje idiomatike të shqipes. Dëgjimi dhe përdorimi i CD-ve do t’i aftësojë studentët e huaj të mësohen me tingujt, ritmin dhe muzikalitetin e shqipes.

DOKUMENTE TE NEVOJSHME PER REGJISTRIM:

Aplikimi online 

Pagesën:

Fotokopjen e pasaportës.


APLIKIMI PËR MBROJTJEN E GJUHËS SHQIPE 

]]>
https://fhf.edu.al/en/provimi-i-gjuhes-shqipe/feed/ 0
Shkollat verore https://fhf.edu.al/en/shkollat-verore/ https://fhf.edu.al/en/shkollat-verore/#respond Sun, 03 Mar 2024 08:36:11 +0000 https://projects.gridcoding.com/fhf/?p=1692 Apply to the Summer and Winter Schools of the Faculty of History and Philology and become part of one of the most enriching seasonal experiences. We offer a variety of summer and winter schools, ranging from Byzantine art and civilization to the history of communism, all combined with a vibrant and engaging social program. The Albanian Language Summer School...
– Shkolla verore e Gjuhës, Historisë dhe Civilizimit Bizantin.
– Shkolla verore e Osmanishtes.
– Shkolla verore “Trashëgimia kulturore françeskane dhe tradita e latinistikës në Shqipëri.
– Shkolla verore “Komunizmi dhe Trashëgimia Komuniste në Shqipëri”.
– Shkolla verore në kuadër të projektit Jean Monnet Module “ALPASEU”.
– Shkolla verore në kuadër të modulit Jean Monnet “Shoqëria shqiptare drejt integrimit të plotë në familjen europiane” .
– Shkolla verore “Këndvështrimi i të rinjve të Ballkanit Perëndimor përball integrimit në BE”.
– Shkolla dimërore “Lidhjet Austro-Shqiptare”.
– Shkolla verore “Digital Humanities”.
– Shkolla verore me temë: “Gjeografia dhe përdorimi i instrumenteve për zhvillimin e qëndrueshëm lokal”.

]]>
https://fhf.edu.al/en/shkollat-verore/feed/ 0
Klubi i Dramës https://fhf.edu.al/en/klubi-i-drames/ https://fhf.edu.al/en/klubi-i-drames/#respond Wed, 28 Feb 2024 14:07:53 +0000 https://projects.gridcoding.com/fhf/?p=1689

Klubi i Dramës, është laboratori, ku talentet studentore, nën drejtimin e Dr. Erenestina Gjergji Halili, anëtare e Departamentit të Letërsisë, sjellin çdo vit, emocionet artistike e skenike të veprave letrare e dramatike, të autorëve shqiptarë e të huaj.
Është një atelie, që frymon disiplinë, pasion e gëzim, por edhe vlera pedagogjike në harmoni me vizionin e universiteteve kudo në botë sot për edukimin skenik e të folurën në publik të studentëve.
Prej vitit të themelimit më 2012, si i vetmi klub universitar në vend, ai numëron mbi 120 pjesëmarrës dhe mbi 20 performanca brenda e jashtë vendit.
Ky klub mbetet pikëtakimi artistik, profesional e miqësor i pasionantëve të letërsisë e të skenës, prej nga gjinia e dramës merr jetë.


 

]]>
https://fhf.edu.al/en/klubi-i-drames/feed/ 0