Alumni FHF – Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë https://fhf.edu.al/en Thu, 12 Mar 2026 10:15:18 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.1 https://fhf.edu.al/wp-content/uploads/2024/11/Group-62-1.png Alumni FHF – Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë https://fhf.edu.al/en 32 32 Rrugëtimi i Alumni Alda Ndoj https://fhf.edu.al/en/rrugetimi-i-alumni-alda-ndoj/ https://fhf.edu.al/en/rrugetimi-i-alumni-alda-ndoj/#respond Thu, 12 Mar 2026 10:05:41 +0000 https://fhf.edu.al/?p=3034

Unë jam Alda Ndoj dhe rrugëtimi im filloi këtu, në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, ku përfundova studimet Bachelor në Gjeografi dhe Master Profesional në Mësuesi. Më pas vazhdova një Master të dytë në GIS të Aplikuar. Studimet në Fakultet më dhanë njohuritë dhe vetëbesimin që më nevojiteshin për të nisur karrierën time si mësuese në Shkollën “Edith Durham” në Tiranë.

Përmes punës dhe përkushtimit, pata mundësinë të përfshihem si studente ekselente në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës pranë Ministrisë së Mjedisit. Sot, punoj si Specialiste në Projekte me Financim të Huaj dhe Asistente e Ministrit të Mjedisit, ku angazhohem në koordinimin e projekteve ndërkombëtare dhe në proceset e integrimit europian për mjedisin.

Kam pasur mundësinë të përfaqësoj Shqipërinë në evente ndërkombëtare, dhe kjo më ka ndihmuar të kontriboj në politikat mjedisore dhe zhvillimin e qëndrueshëm në vend.

Dua të falënderoj Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë për mbështetjen, njohuritë dhe mundësitë që më dha. Pa atë bazë, nuk do të kisha arritur të realizoja shumë nga ëndrrat e mia profesionale.

Ky rrugëtim më ka mësuar që përkushtimi, kurioziteti dhe dashuria për të mësuar janë çelësi për të arritur më shumë se sa mund ta imagjinosh.


]]> https://fhf.edu.al/en/rrugetimi-i-alumni-alda-ndoj/feed/ 0 FHF: Ditë Alumni në Departamentin e Gjeografisë https://fhf.edu.al/en/3022-2/ https://fhf.edu.al/en/3022-2/#respond Thu, 12 Mar 2026 09:40:33 +0000 https://fhf.edu.al/?p=3022

U zhvillua me sukses tryeza e rrumbullakët me fokus Alumni GIS, historitë e tyre të suksesit dhe frymëzimin për studentët e rinj. Aktiviteti synoi forcimin e lidhjes mes formimit akademik dhe tregut të punës, duke prezantuar rrugët profesionale të ish-studentëve që sot kontribuojnë në institucione kombëtare dhe ndërkombëtare.

Iniciativa u organizua nga Departamenti i Gjeografisë nën kujdesin e përgjegjëses Prof. asoc. dr. Sonila Xhafa Sinjari dhe u përshëndet nga drejtues të Fakultetit, të cilët theksuan rëndësinë e orientimit profesional dhe rolit të kompetencave gjeohapësinore në zhvillimin e karrierës. U vlerësua veçanërisht edhe kontributi i Prof. dr. Pal Nikollit, themelues i GIS në Departament.

Drejtuesja e Zyrës së Karrierës, znj. Blerina Gega, prezantoi programet mbështetëse dhe partneritetet institucionale për studentët.

Në takim ndanë përvojat e tyre Alumni GIS të angazhuar në institucione publike, ushtarake, agjenci shtetërore dhe kompani ndërkombëtare private, duke sjellë shembuj konkretë se si aftësitë GIS përbëjnë një avantazh real në tregun e punës dhe në zhvillimin profesional të gjeografëve të rinj.

Të ftuarit Alumni GIS që ndanë përvojat dhe rrugët e tyre të karrierës:

?? Alda Ndoj – Specialiste Këshillimi në Ministrinë e Mjedisit, e cila u punësua pas një eksperience të spikatur si studente ekselence në programin e praktikave profesionale dhe të punës.

?? Anduel Cauli – Përgjegjës i Sektorit të Hartografisë dhe GIS në Institutin Gjeografik Ushtarak, anëtar i grupit negociator për sigurinë kombëtare detare në proceset e përcaktimit të kufijve detarë dhe njëkohësisht doktorant në Departamentin e Gjeografisë.

?? Anton Llufi – Specialist në Agjencinë Kombëtare të Kadastrës, me eksperiencë në menaxhimin e të dhënave gjeohapësinore.

?? Sibora Spahiu – Profesioniste e angazhuar në një kompani ndërkombëtare private për certifikimin e sigurisë rrugore, ku GIS luan rol kyç në vlerësimin e riskut dhe menaxhimin e infrastrukturës.


]]> https://fhf.edu.al/en/3022-2/feed/ 0