25.9.2025

Rrugëtimi i Alumni Alda Ndoj


Unë jam Alda Ndoj dhe rrugëtimi im filloi këtu, në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, ku përfundova studimet Bachelor në Gjeografi dhe Master Profesional në Mësuesi. Më pas vazhdova një Master të dytë në GIS të Aplikuar. Studimet në Fakultet më dhanë njohuritë dhe vetëbesimin që më nevojiteshin për të nisur karrierën time si mësuese në Shkollën “Edith Durham” në Tiranë.

Përmes punës dhe përkushtimit, pata mundësinë të përfshihem si studente ekselente në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës pranë Ministrisë së Mjedisit. Sot, punoj si Specialiste në Projekte me Financim të Huaj dhe Asistente e Ministrit të Mjedisit, ku angazhohem në koordinimin e projekteve ndërkombëtare dhe në proceset e integrimit europian për mjedisin.

Kam pasur mundësinë të përfaqësoj Shqipërinë në evente ndërkombëtare, dhe kjo më ka ndihmuar të kontriboj në politikat mjedisore dhe zhvillimin e qëndrueshëm në vend.

Dua të falënderoj Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë për mbështetjen, njohuritë dhe mundësitë që më dha. Pa atë bazë, nuk do të kisha arritur të realizoja shumë nga ëndrrat e mia profesionale.

Ky rrugëtim më ka mësuar që përkushtimi, kurioziteti dhe dashuria për të mësuar janë çelësi për të arritur më shumë se sa mund ta imagjinosh.


The Faculty of History and Philology - All rights reserved