03.03.2023

Departamenti i Historisë zhvilloi takimin e radhës me doktorantët e Departamentit dhe profesorëve të tyre


Sot u zhvillua takimi i radhës me doktorantët e Departamentit të Historisë, Universiteti i Tiranës, dhe profesorëve të tyre, në kuadrin e zhvillimit të Semaniarit Doktoral.

Në një klime dinamike dhe konstruktive u zhvilluan diskutime të frytshme, shkëmbime idesh dhe komente për çështje që lidhen me sfidat dhe ecurinë e deritanishme të doktorantëve me punimet e tyre.

Takimet e përmuajshme kontribuojnë gjithashtu në njohjen e studiuesve të rinj me njëri-tjetrin.

Suksese të gjithëve!


 

The Faculty of History and Philology - All rights reserved