Dokumentat që duhet të paraqiten nga studentët për t’u pajisur me bursë për vitin akademik 2017-2018
- Certifikata e gjendjes Familjare.
(Nuk pranohet certifikata e ndarjes nga trungu familjar, sipas pikes 5.3 te Vendimit KM, Nr.903,dt.21.12.2016, vetem ne rastet kur studenti eshte i martuar dhe akomodohet ne konvikte publike); - Vertetimin e ndihmes ekonomike nga njesia e veteqeverisjes vendore;
- Vertetimin per studentet me aftesi te kufizuara nga Komisioni mjekesor i caktimit te aftesise per pune qe jane perfitues te kesaj pagese;
- Për vellezerit dhe motrat qe vazhdojne shkollen dokumentin nga shkolla. ( nese jane studente vertetimin nese jane trajtuar me burse ose jo);
- Dokumentin nga zyra e tatimeve qe te vertetoje se cdo pjesetar nga familja e studentit duke perfshire edhe studentin nuk ushtron aktivitet privat;
- Vertetimin e statusit te jetimit;
- Studentet qe kane humbur kujdestarine prinderore, Vendimin e Gjykates se formes se prere;
- Studentet qe jane identifikuar e trajtuar si viktima te trafikut te qenieve njerezore dhe kane humbur kujdesin prinderor, vertetimin nga zyrat perkatese;
- Studentet qe kane humbur prindin ne krye dhe per shkak te detyres Vendimin;
- Vertetimin qe jane studente;
- Kerkese me shkrim per t’u trajtuar me burse;
- Deklaraten personale.
Nuk pranohen dokumentat per burse per studentet qe nuk e perfitojne ate si me poshte:
1) Studentet qe vazhdojne nje program te dyte studimi;
2) Jane ndare nga trungu familjar;
3) Familjet e studenteve qe ushtrojne veprimtari private;
4) Studentet qe jane ngeles ne vitin shkollor 2016-2017;
5) Studentet qe skane perfunduar programin e studimit brenda afatit.
Dokumentet do te fillojne te paraqiten prane zyres se finances nga te gjithe te interesuarit per burse nga data 20.11.2017 deri me 04.12.2017. Deklaratat do te merren prane zyres se informacionit. Dorezimi do te behet nga e hena deri te premten nga ora 10-12 viti dyte dhe12-14 viti trete prane zyres se Finances.