Dokumentacioni i nevojshëm i kategorive të individëve që plotësojnë kriteret për ulje të tarifës vjetore në programet e ciklit të dytë të studimeve


Bazuar në VKM-në Nr. 780 datë 26.12.2018 “Për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret për ulje të tarifës vjetore të studimit në programet e ciklit të dytë të studimeve, në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë”, dokumentacioni që duhet të dorëzojnë studentët e ciklit të dytë për rëduktimin në masën 50% të tarifës së shkollimit, është si vijon:

1/a) Studentët me aftësi të kufizuara, të vërtetuar me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë,

Studentë që nuk shikojnë (verbër)/ tetraplegjikë/ paraplegjikë/ me aftësi të kufizuar 

  • Fotokopje të noterizuar të Vërtetimit të K.M.P.V-së ( Komisionit të përcaktimit të verbërisë) ose të Vërtetimit të K.M.C.A.P-së ( Komisionit të caktimit të aftësisë për punë)
  • Vërtetimi origjinal nga njësia e vetëqeverisjes vendore për masën e pagesës së verbërisë/ paaftësisë që merr studenti;
  • Vërtetimi nga shoqata e të verbërve të Shqipërisë ose nga shoqata përkatëse;
  • Fotokopje e noterizuar e Librezës së Verbërisë/ Fotokopje e noterizuar e statusit të paraplegjikut/ teraplegjikut;
  • Çertifikatë Familjare dhe fotokopje e kartës së identitetit të studentit;
  • Vërtetim studenti

1/b) Studentët fëmijë të personave/familjes me aftësi të kufizuara, të vërtetuar me vendim të KMCA-së për punë, familjet e të cilëve trajtohen/përfitojnë nga ligji nr. 9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar, ndihmë ekonomike të plotë apo të pjesshme nga njësitë e vetëqeverisjes vendore;

  • Kopje origjinale ose e noterizuar e Vërtetimit të KMCAP-së ( Komsionit të caktimit të aftësisë për punë) për studentin me prindër me aftësi të kufizuar ( invalid pune, invalid paraplegjik, invalid tetraplegjik );
  • Vërtetim që lëshon shoqata e invalidëve të punës së rrethit përkatës së bashku me fotokopjen me vulë të njomë të Dëshmisë së Invalidit të Punës të përfituar sipas statusit të invalidit të punës;
  • Vërtetim origjinal të institutit të sigurimeve shoqërore për pagesën e pensionit të invaliditetit;
  • Vërtetimet nga njësia e vetëqeverisjes vendore :
  • për masën e ndihmës ekonomike të plotë apo të pjesshme që përfiton familja e studentit si familje në nevojë;
  • për masën e ndihmës sociale që përfiton prindi invalid;
    • Çertifikatë Familjare që vërteton lidhjen e studentit me invalidin e punës/ invalidin paraplegjik ose tetraplegjik;
    • Fotokopje të kartës së identitetit të studentit dhe të prindit invalid;
    • Vërtetim studenti

1/c) studentët, familjet e të cilëve trajtohen /përfitojnë ndihmë ekonomike të plotë apo të pjesshme nga njësitë bazë të vetëqeverisjes vendore,

  • Çertifikatë Familjare që vërteton lidhjen e studentit me kryefamiljarin familja e të cilit përfiton ndihmë ekonomike të plotë apo të pjesshme nga njësitë e vetëqeversijes vendore;
  • Vërtetim nga njësia e vetëqeverisjes vendore në lidhje me masën e ndihmës ekonomike që përfiton familja. Vërtetimi i ndihmës ekonomike duhet të  ketë të shënuar numrin e dosjes dhe të jetë shënuar qartë shuma e ndihmës ekonomike (me shifra dhe me fjalë), si dhe masa e ndihmës ekonomike (e plotë ose e pjesshme). Vërtetimi duhet të jetë me numër protokolli, të jetë nënshkruar nga përgjegjegjësi i seksionit të ndihmës ekonomike dhe kryetari i njësisë së vetëqeverisjes vendore dhe të jetë i vulosur. Nuk pranohen vertëtime me korrigjime të pafirmosura nga personat përgjegjës dhe të pavulosura.
  • Fotokopje të kartës së identitetit të studentit;
  • Vërtetim studenti

1/ç) studentëve deri në moshën 25 vjeç, që kanë vetëm njërin nga prindërit, pasi prindi tjetër është ndarë nga jeta, me të ardhura vjetore të familjes të pamjaftueshme për përballimin e kostos së studimeve;

  • Çertifikatë Familjare dhe fotokopje e kartës së identitetit;
  • Certifikatë ndarjeje nga jeta e prindit;
  • Vërtetime për të ardhurat vjetore të familjes, si më poshtë:
    • Vërtetim nga njësia e vetëqeverisjes vendore që familja përfiton ose jo ndihmë ekonomike si familje në nevojë;
    • Vërtetim që tregon të ardhurat nga punësimi të familjarëve në moshë madhorë
    • Vërtetimi nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve që asnjë nga familjarët e studentit ( personat mbi 18 vjec) nuk ushtrojnë aktivitet privat;
    • Vërtetime nëse prindi apo ndonjë pjesëtar i familjes mbi 18 vjec janë të rregjistruar si punëkërkues të papunë (nga zyra e punës, kur nuk janë të punësuar);
    • Vërtetim familjarisht nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore (nëse përfitojnë pension ose jo).
    • Vërtetim nëse familjarët kanë tokë ose pasuri të palujtshme fitimprurëse në pronësi;
  • Vërtetim studenti

1/ d) Studentët, që kanë përfituar statusin e jetimit, deri në moshën 25 vjeç;

  • Çertifikatë Familjare;
  • Fotokopje e kartës së identitetit;
  • Certifikatën e ndarjes nga jeta të të dy prindërve;
  • Fotokopje e noterizuar e statusit të jetimit të përfituar nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë;
  • Vërtetim studenti

1/ dh) Studentët deri në moshën 25 vjeç, që kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë;

  • Rasti kur studenti e ka humbur përgjegjësinë prindërore nga të dy prindërit;
    • Çertifikatë Familjare dhe fotokopje e kartës së identitetit;
    • Vendim gjykate i formës së prerë që studenti ka humbur përgjegjësinë prindërore ( nga të dy prindërit) ( Kopje origjijnale ose kopje e noterizuar e vendimit të gjykatës)
    • Vërtetim studenti
  • Rasti kur studenti e ka humbur përgjegjësinë prindërore nga njëri prind dhe prindi tjetër nuk jeton;
    • Çertifikatë Familjare dhe fotokopje e kartës së identitetit;
    • Vendim gjykate i formës së prerë që studenti ka humbur përgjegjësinë prindërore ( nga njëri prind) ( Kopje origjijnale ose kopje e noterizuar e vendimit të gjykatës)
    • Certifikatë ndarjeje nga jeta e prindit tjetër;
    • Vërtetim studenti

1/e) Studentët deri në moshën 25 vjeç, që janë identifikuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë përfituar statusin ligjor për trajtim si viktima të trafikut të qenieve njerëzore;

  • Çertifikatë Familjare dhe fotokopje e kartës së identitetit;
  • Vërtetim nga Ministria e Mirëqënies Sociale ose Ministria e Brendshme që kanë përfituar statusin ligjor për trajtim si viktima të trafikut të qenieve njerëzore;
  • Vërtetim studenti

1/ë) Studentët fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve, që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës, të konfirmuar nga ministria përgjegjëse për punët e brendshme dhe ajo e mbrojtjes;

  • Çertifikatë Familjare dhe fotokopje e kartës së identitetit;
  • Çertifikatë ndarjeje nga jeta e prindit që ka humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës;
  • Vërtetim konfirmimi nga Ministria përkatëse;
  • Vërtetim studenti

1/f) Studentët romë dhe ballkano-egjiptianët, të konfirmuar si të tillë nga ministria përgjegjëse për mirëqenien sociale;

  • Fotokopje e kartës së identitetit;
  • Vërtetim anëtarësie në shoqatën përkatëse;
  • Vërtetim konfirmimi nga Ministria për mirëqënien sociale;
  • Vërtetim studenti

1/g) Studentët fëmijë të ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi komunist ose fëmijë me prindër të dënuar politikë me heqje lirie;

  • Çertifikatë Familjare që vërteton lidhjen e studentit me prindin të ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi komunist ose fëmijë me prindër të dënuar politikë me heqje lirie;
  • Vërtetimi i statusit të prindit ish të përndjekur/ dënuar politik;
  • Dëshmi penaliteti për prindin ish të përndjekur politik ose vërtetim për kohën e dënimit të lëshuar nga ministria e punëve të brendshme.
  • Vërtetim studenti

Shënim: Nuk përfitonë nga ky vendim individët që u takojnë shtesave sociale më lart, të cilët:

  • Janë duke ndjekur një program tjetër të dytë studimi. Nga ky rregull përjashtohen studentët e shkëlqyer.
  • Studentët përsëritës.

AFATI PËR DORËZIMIN E DOKUMENTACIONIT NGA 09.01.2019 deri në 31.01.2019, nga ora 11:00 deri në 13:00 nga e hëna në të  të premte.

Dokumentacioni dorëzohet personalisht nga secili prej studentëve prane sekretarisë mesimore të masterit.

Pas dorëzimit të dokumentacionit, vendimi për studentët që do të përfitojnë nga reduktimi i tarifës do të merret nga Bordi i Administrimit. Studentët të cilët nuk do të përfitojnë nga Vendimi i Bordit do të paguajnë tarifën e plotë të studimit për vitin akademik 2018-2019.

Shpërnda lajmin: