DGK promovon për gazetarët manualin me titull “Gazetaria”


U promovua sot në 𝑫𝒆𝒑𝒂𝒓𝒕𝒂𝒎𝒆𝒏𝒕𝒊𝒏 𝒆 𝑮𝒂𝒛𝒆𝒕𝒂𝒓𝒊𝒔𝒆̈ 𝒅𝒉𝒆 𝑲𝒐𝒎𝒖𝒏𝒊𝒌𝒊𝒎𝒊𝒕, 𝑭𝒂𝒌𝒖𝒍𝒕𝒆𝒕𝒊 𝑯𝒊𝒔𝒕𝒐𝒓𝒊-𝑭𝒊𝒍𝒐𝒍𝒐𝒈𝒋𝒊 manualin për gazetarët me titull„ “🅶🅰🆉🅴🆃🅰🆁🅸🅰“ shkruar nga profesori i njohur gjerman i mediave, Stephan Russ-Mohl, në bashkëautorësi me Prof. as. Dr. Jonila Godole dhe Dr. Gren Gërguri nga Universiteti i Prishtinës, të cilët e kanë pasuruar librin me shembuj nga Shqipëria.

Takimi u përshëndet nga përgjegjësi i DGK, Prof. Dr. Mark Marku, i cili theksoi rëndësinë e librit për studentët, por eche për gazetarët e rinj.
Rita Petro, drejtore e Shtëpisë Botuese @Albas që bëri të mundur botimin e librit, nënvizoi se libri ndihmon jo vetëm gazetarët, studentët, por edhe qytetarët që përdorin mediat sociale, në mënyrë që të kuptojnë mënyrën se si ndërtohen lajmet.

Pedagogët dhe studentët e shumtë të gazetarisë, të pranishëm në takim, shprehën interesin e tyre për botimin dhe u përfshinë në diskutim me prof. Stephan Russ-Mohl.


Shpërnda lajmin: