DGK merr pjesë në takimin e projektit Fakespotting Erasmus+ në Novi Sad të Serbisë


Një grup lektorësh të Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit morën pjesë në takimin e projektit Fakespotting Eramus+ në Novi Sad të Serbisë, i organizuar nga partneri lider i projektit Universiteti i Bolonjës, në bashkëpunim me partnerët serbë të Shkollës së Gazetarisë të Novi Sadit.
Projekti Fakespotting Erasmus +, ku Universiteti i Tiranës është aktiv përmes punës së Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, synon të përgatisë një platformë ndërkombëtare për të rinjtë dhe profesionistët e rinj lidhur me mirë-informimin, kanalet e informimit dhe komunikimit, me theks në kujdesin dhe luftën kundër dezinformimit dhe llojeve të manipulimit informativ.
Një fokus i veçantë i punës së projektit është përgatitja e kurrikulave shkencore në këtë fushë.
Ky takim pune dhe trajnimi vjen pas takimeve të projektit zhvilluar në Universitetin e Tiranës në korrik të vitit 2021, në Tetovë të Maqedonisë së Veriut në prill të vitit 2022 si dhe në Sevilje të Spanjës në shtator 2022. Takimi i punës i radhës do të organizohet në Bolonjë të Italisë.
Projekti vijon punën për përfundimin e platformës ndërkombëtare me kontribute nga Italia, Spanja, Sllovakia, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.
Për më shumë informacione vizitoni linkun këtu…


 

Shpërnda lajmin: