4.5.2026

DGK: Gazetarët drejt tregut të punës – Angazhimi i hershëm i studentëve në profesion!


Në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit u mbajt aktiviteti “Gazetarët drejt tregut të punës: Angazhimi i hershëm i studentëve në profesion! , nën moderimin e studenteve të vitit të tretë Anisa Plaku dhe Bjona Elezaj.

Në panelin e parë u zhvillua një bashkëbisedim me temë
“Integrimi i studenteve në bashkësinë e gazetarëve: Festivali i Gazetarisë!” - me gazetaren Kristi Gongo- Drejtore ekzekutive e qendrës “5 Pyetjet”.

Në panelin e dytë me temë “Fillesat dhe rrugëtimi në media: Mes nevojës për punësim dhe lirisë së raportimit!” Ishin ftuar për të ndarë përvojat e tyre pesë gazetarë të mediave më të mëdha në vend, të cilët kanë përfunduar studimet në Departamentin e Gazetarisë dhe Kominikimit:
- Marinela Lina - Gazetare Top Channel;
- ⁠Erisa Kryeziu- Gazetare Citizen Channel;
- ⁠Freard Rista - Gazetar, programi investigativ “Piranjat”;
- ⁠Erisa Koxhaj - Spikere lajmesh, gazetare Vizion Plus
- ⁠Valbona Lilaj- Gazetare TV Klan.

Gjatë këtij takimi, mbajti një fjalë përshëndetëse edhe Prof. Dr. Mark Marku, Dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, i cili u ndal te roli i praktikës mësimore si një nxitje e punësimit të hershëm te studentëve.

Aktiviteti u mbyll me ndarjen e certifikatave të pjesëmarrjes dhe trajnimit për studentët e këtij departamenti gjatë “Festivalit të Gazetarisë”.


 

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë - Të gjitha të drejtat e rezervuara