Departamenti i Historisë organizon për herë të parë Shkollën Verore në Paleografi Latine
Në vazhdim të përpjekjeve për të nxitur studentët në mësimin e gjuhëve të vjetra, aq të domosdoshme për shkrimin e historisë së shqiptarëve, Departamenti i Historisë po organizon për herë të parë Shkollën Verore në Paleografi Latine. Në këtë shkollë janë ftuar të referojnë lektorë të specializuar në çështjet e historisë , gjuhës e palografisë latine. Cermonia e hapjes së shkollës u përshëndet nga Dekani Prof. Sabri Laçi dhe Drejtuesja e Departamentit Prof. Valentina Duka. Lektorja kryesore e kësaj shkolle është Dr. Etleva Lala, studiuese e njohur e mesjetës që punon prej vitesh në Universitetin Eötvös Loránd të Budapestit.