Konferencë studentore me temë: “Krimet e komunizmit në syrin e studentëve”

Departamenti i Historisë dhe Fondacioni Kujto Albania organizojnë konferencën studentore me temë: “Krimet e komunizmit në syrin e studentëve” me Ese nga studentët e degës Histori, te Fakultetit Histori Filologji.

Në këtë aktivitet ideatori dhe themeluesi i Fondacioni Kujto z.Agron Shehaj do të akordojë një bursë të plotë studimi në nivel Master për një student që do të mbrojë tezën master me temë studimi mbi Krimet e Komunizmit.

Bursa do të mbulojë shpenzimet e shkollës, kërkimin shkencor dhe botimin e punimit shkencor si një libër.

Studenti fitues do të zgjidhet nga vlerësimi i jurisë së përbërë nga pedagogë të Departamentit të Historisë dhe përfaqësues të Fondacionit Kujto.

Edhe për studentët e tjerë pjesëmarrës, punimet e të cilëve do të marrin vlerësimin e jurisë do të ofrohet vepra e plotë e Mit’hat Frashërit botuar nga Instituti i Studimeve Lumo Skëndo.

Kjo bursë është një nxitje për të rinjtë që duan të studiojnë e të mësojnë më tepër për atë periudhë të errët, që akoma nuk është zbardhur siç duhet, e po ashtu, është një mbështetje për të rinjtë e talentuar që duan të bëjnë punë serioze kërkimore e shkencore!

Aktiviteti mbahet më datë 16 Maj 2019, ditë e Enjte, në Sallën Konrad Adenauer, Fakulteti i Histori-Filologjisë

Aplikoni me Esenë tuaj deri ne dt; 13.05.2019  në adresën e emailit al.kujto@gmail.com

Ose në platformën e mëposhtme:

https://kujto.al/burse-studimi-master/?fbclid=IwAR2VEarHb7e7N79RSjnhLLC4l5ZPBlWhagHh-_GqJw1XllDaXhERFJ-JjRs

Shpërnda lajmin: