Departamenti i Historisë: Në muajin dhjetor nuk do të zhvillohet provimi i Historisë së Shqipërisë
Në muajin dhjetor nuk do të zhvillohet provimi i Historisë së Shqipërisë.
1. Në muajit janar do të hapim aplikimin për regjistrim online për datën 28 janar 2025, në orën 12:00.
2. Kandidati testohet për njohuritë mbi Historinë e Shqipërisë.
3. Regjistrimi online bëhet deri 1 ditë para ditës së provimit.
4. Kandidati ditën e provimit konfirmon regjistrimin, me paraqitjen e tij tek laborantja e Departamentit të Historisë, 30 minuta para provimit, verifikon kopjen e mandatit të paguar (shkarko mandatin e pagesës këtu…) si dhe kopjen e ID/pasaportë origjinale.
5. Certifikata e provimit merret 1 javë pas ditës së provimit.
Apliko tani këtu… (dokumentat e nevojshëm për aplikim: 1. Kopje e pasaportës ose ID-së; 2. Kopje e mandatpagesës së kryer)
UDHËRRËFYES
Mbështetur ligjin nr.113/2020 për “Shtetësinë“, çdo shtetas i huaj që dëshiron të fitojë shtetësinë shqiptare duhet të kalojë me sukses provimin e Historisë së Shqipërisë, nëpërmjet të cilit aplikanti dëshmon se zotëron njohuri të mjaftueshme për Historinë e Shqipërisë dhe kulturën shqiptare.
-
- Provimi i Historisë për fitimin e shtetësisë shqiptare do të organizohet rregullisht të enjten e fundit të çdo muaji, në orën 12:00, në Departamentin e Historisë, pranë Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë. Për raste përjashtimore, aplikantët do të njoftohen për datat përmes faqes zyrtare të Fakultetit.
- Website: https://www.fhf.edu.al
- Provimi do të ketë formën e testit me alternativa. Testi përbëhet nga 28 pyetje.
- Aplikantët duhet t’i përgjigjen saktë 75% të pyetjeve për të kaluar. Kjo do të thotë se aplikantët duhet t’u përgjigjen saktë 21/28 pyetjeve që kërkohet për të kaluar testin.
- Nga koha e shpallur e fillimit të provimit, aplikantët do të kenë 60 minuta për t’iu përgjigjur të 28 pyetjeve. Aplikantët duhet të paraqiten 30 minuta përpara në qendrën e testimit pranë Departamentit të Historisë të Universitetit të Tiranës për të plotësuar dokumentacionin dhe procedurat paraprake përpara fillimit të provimit.
- Afati i aplikimit online në website është deri 1 ditë përpara datës së shpallur për zhvillimin e provimit.
- Ditën që do t’i nënshtrohen provimit, aplikantët duhet të kenë me vete dokumentin e identifikimit dhe mandatin e pagesës së tarifës së regjistrimit (origjinale).
- Aplikantët që e kalojnë testin me sukses pajisen me një dëshmi të përhershme. Për tërheqjen e dëshmisë do të njoftohen me e-mail.
- Provimi i Historisë për fitimin e shtetësisë shqiptare kushton 5,000 lekë, (mandati për kryerjen e pagesës shkarkohet këtu…). Kjo tarifë është e pakthyeshme nëse aplikanti dështon të fitojë pikët e mjaftueshme për të kaluar testin.
- Nëse aplikanti dështon ose nuk paraqitet në provimin e Historisë, ai mund ta përsërisë atë në datën e ardhshme të caktuar nga Departamenti i Historisë. Për përsëritjen e provimit, aplikanti duhet të paguajë përsëri tarifën.
LITERATURA:
- Historia 11, Shtëpia botuese Albas, botimet dhe ribotimet e pas vitit 2018, Tiranë.
- Historia 11, Shtëpia botuese Pegi, botimet dhe ribotimet e pas vitit 2018, Tiranë.