Departamenti i Gjuhësisë: 1-30 shtator 2022, do të zhvillohet shkolla verore “Kurs i Gjuhës shqipe për të huaj”.
Ky kurs intensiv ofrohet për studentët e niveleve: A1, A2, B1, B2, C1, C2 dhe përmban mësimdhënie gjuhe sipas niveleve, leksione për historinë, gjeografinë dhe kulturën shqiptare dhe aktivitete social-kulturore (vizita në muze, udhëtime në qytete të Shqipërisë).
Kursi mund të ndiqet:
– nga studentë e studiues, të cilët vijnë në kuadër të marrëveshjeve dypalëshe. Ata aplikojnë nëpërmjet ministrive përkatëse.
– nga studentë e studiues, të cilët vijnë në kuadër të marrëveshjeve dypalëshe universitare. Ata aplikojnë nëpërmjet universiteve përkatëse.
– nga studentë e studiues, të cilët vetëfinancojnë ndjekjen e kursit të verës. Tarifa për pjesëmarrje në këtë rast është 390 $. Kjo tarifë nuk mbulon akomodimin.
Kursi do të zhvillohet fizikisht në mjediset e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë dhe në përputhje me masat e protokollit kundër COVID-19.
Programi i Kursit të Gjuhës Shqipe për të Huaj është bazuar në Kuadrin e Përbashkët Evropian të Referencave për Gjuhët.
Tematika e përzgjedhur, sipas niveleve të sipërpërmendura, në funksion të përvetësimit të katër shprehive themelore të të nxënit të një gjuhe të huaj: të shkruarit, të lexuarit, të folurit dhe të interpretuarit, është planifikuar të trajtohet nëpërmjet këtyre metodave të mësimdhënies:
- Mësim pasiv, që synon dhënien e gatshme të njohurive themelore.
- Mësim aktiv, që krahas dhënies së njohurive synon edhe paraqitjen e problemeve gjuhësore dhe zgjidhjen e tyre bashkarisht me nxënësin.
- Mësim tepër aktiv, që synon aftësimin e nxënësit sidomos në komunikim, nëpërmjet bashkëbisedimeve të gjata, leximeve të shumta të pjesëve letrare, zyrtare, gazetave, përkthimit të lajmeve, punës me fjalorin etj.
Mësimet e çdo niveli kanë në përmbajtjen e tyre këto rubrika:
- Njohuri gramatikore;
- Shprehje dhe mënyra të të folurit;
- Tekst në formë dialogu;
- Pyetje për tekstin;
- Sqarim të fjalëve të reja;
- Ushtrime leksikore që kanë të bëjnë me:
– lexim- kuptim
– dëgjim-kuptim
– antonimi, sinonimi, polisemi
– interpretim të përmbajtjes së dialogjeve të përdorura - Ushtrime gramatikore;
- Diktim, hartim dhe rregullat drejtshkrimore për to.
Çdo mësim shoqërohet gjithashtu me CD, ku janë të regjistruara të gjitha tekstet apo dialogjet që do të shpjegohen, të cilat do të riprodhojnë situatat më të zakonshme të jetës së përditshme dhe profesionale. Dialogjet i përkasinkryesisht gjuhës së folur, por në disa raste jepen edhe shembuj të gjuhës formale, apo asaj zyrtare. Për të qenë sa më pranë psikologjisë së një shqipfolësi, në raste të veçanta, jepen edhe shënime të shkurtra kulturore, duke sjellë kuriozitete, zakone, frazeologji dhe shprehje idiomatike të shqipes. Dëgjimi dhe përdorimi i CD-ve do t’i aftësojë studentët e huaj të mësohen me tingujt, ritmin dhe muzikalitetin e shqipes.
Për t’u bërë pjesë e kursit të verës plotësoni formularin e aplikimit (https://www.fhf.edu.al/
Për më shumë informacion, kontaktoni:
Email: fhf@fhf.edu.al alba.peza@fhf.edu.al
Nr. tel: +355 69 612 0182
“Albanian language course for foreigners”, September 1-30, 2022
The Department of Albanian Language informs the interested parties that on September 1-30, 2022, we will hold the summer school: “Albanian language course for foreigners”.
The course is offered to students of levels: A1, A2, B1, B2, C1, C2 and contains language teaching by levels, lectures on history, geography, Albanian culture and various socio-cultural activities (visits to museums, galleries and trips to cities of Albania).
Our program is based on these six referential levels, strictly adhering to the philosophy of learning a foreign language, which deals with the transition from the simplest to the most complex, from the concrete to the abstract, from the most general to the specific, from the closest to the farthest, from the basic rule to the exception, and so on. In this way, to the foreign student who learns Albanian, the acquisition of grammatical rules of Albanian and their correct use in speaking and writing, will come gradually and logically.
The selected topics, according to the above levels, in order to acquire the four basic habits of learning a foreign language: writing, reading, speaking and interpreting, is planned to be addressed through these teaching methods:
-Passive learning, which aims to provide ready-made basic knowledge.
-Active learning, which in addition to imparting knowledge also aims to present language problems and solve them together with the student.
-Extremely active learning, which aims to train students especially in communication, through long conversations, numerous readings of literary and official pieces, working with newspapers, translating news, working with vocabulary, etc. The lessons of each level have the following sections in their content:
Grammatical knowledge;
Expressions and ways of speaking:
Text in the form of dialogue; Questions about the text;
Clarification of new words;
Lexical exercises related to:
- reading-comprehension
- hearing-understanding
- antonymy, synonymy, polysemy
- interpretation of the content of the dialogues used
Grammar exercises;
Dictation, drafting and spelling rules for them.
Each lesson is also accompanied by a CD, where all the texts or dialogues that will be explained are recorded, which will reproduce the most common situations of daily and professional life. The dialogues belong mainly to the spoken language, but in some cases examples of formal or official language are also given. In order to be as close as possible to the psyche of an Albanian speaker, in special cases, short cultural notes are added, bringing insight into fun facts, habits, phraseology and idiomatic expressions of the Albanian language. Listening and using CDs will enable foreign students to get used to the sounds, rhythm and musicality of Albanian.
Eligible participants include:
1) Students and researchers, who come within the framework of bilateral state agreements (they apply through the respective ministries)
2) Students and researchers, who come under bilateral university agreements (they apply through the respective universities)
3) Students and researchers, who self-finance the attendance of the summer course
-The participation fee in this case is $ 390.
-This fee does not cover accommodation.
The course will take place physically on the premises of the Faculty of History and Philology and in accordance with the protocol measures against COVID-19.
To be part of the summer course, fill out the application form. (https://www.fhf.edu.al/formular-aplikimi-per- shkollen-e-gjuhes-shqipe-application-form-for-the-school-of-albanian-language/).
For more information contact:
Email: fhf@fhf.edu.al; alba.peza@fhf.edu.al
Tel: 0696120182