Departamenti i Gjuhës FHF në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Auditorët universitarë të albanologjisë”


Në kuadër të vitit kushtuar gjuhës shqipe, Departamenti i Gjuhësisë, FHF, organizoi, më 2⃣5⃣ nëntor 2⃣0⃣2⃣4⃣, Konferencën Shkencore Ndërkombëtare: “𝘼𝙪𝙙𝙞𝙩𝙤𝙧𝙚̈𝙩 𝙪𝙣𝙞𝙫𝙚𝙧𝙨𝙞𝙩𝙖𝙧𝙚̈ 𝙩𝙚̈ 𝙖𝙡𝙗𝙖𝙣𝙤𝙡𝙤𝙜𝙟𝙞𝙨𝙚̈ – 𝙥𝙚̈𝙧 𝙠𝙧𝙞𝙟𝙞𝙢𝙞𝙣 𝙚 𝙍𝙧𝙟𝙚𝙩𝙞𝙩 𝙉𝙙𝙚̈𝙧𝙠𝙤𝙢𝙗𝙚̈𝙩𝙖𝙧 𝙩𝙚̈ 𝙌𝙚𝙣𝙙𝙧𝙖𝙫𝙚 𝙙𝙝𝙚 𝙩𝙚̈ 𝙆𝙖𝙩𝙚𝙙𝙧𝙖𝙫𝙚 𝙩𝙚̈ 𝙂𝙟𝙪𝙝𝙚̈𝙨 𝙎𝙝𝙦𝙞𝙥𝙚”, ku morën pjesë profesorë e studiues, përgjegjës e lektorë të katedrave, qendrave e lektorateve të 𝓰𝓳𝓾𝓱𝓮̈𝓼 𝓼𝓱𝓺𝓲𝓹𝓮 𝓷𝓮̈ 𝓫𝓸𝓽𝓮̈, të cilët ndanë përvojat e tyre e diskutuan për sfidat dhe perspektivën e programeve të studimit të 𝓰𝓳𝓾𝓱𝓮̈𝓼 𝓼𝓱𝓺𝓲𝓹𝓮 në këto qendra e katedra. Konferencën e përshëndeti Dekani i Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, prof. dr. Mark Marku dhe Rektori i Universitetit të Tiranës, prof. dr. Artan Hoxha. Përgjatë konferencës, pasi ranë dakord, të ftuarit nënshkruan propozimin e bërë nga përgjegjësi i Departamentit të Gjuhësisë, të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, UT, prof. dr. Dhimitri Bello, për krijimin e Rrjetit Ndërkombëtar të Qendrave dhe të Katedrave të Gjuhës Shqipe, i cili do të synojë të promovojë 𝓰𝓳𝓾𝓱𝓮̈𝓷 𝓼𝓱𝓺𝓲𝓹𝓮, të nxitë bashkëpunimin akademik mes institucioneve të ndryshme dhe të mbështetë studimet mbi gjuhën shqipe.

Shpërnda lajmin: