Departamenti i Gjeografise UT organizoi Workshopin “GIS Day. Applied Geography”


Me 16 Nentor 2022, ne kuadrin e Konferences Shkencore Nderkombetare “Gjeografia dhe Zhvillimi. 110 vjet shtet shqiptar”, Departamenti i Gjeografise i Universitetit te Tiranes iu bashkua nismes ne nivel boteror te institucioneve akademike e kerkimore shkencore per te deshmuar kerkimin e aplikuar shkencor ne Diten Nderkombetare te GIS, me fokus: “ Discovering world through GIS”. Ne kete Workshop, studentet e Gjeografise referuan rezultatet e kerkimeve te tyre aplikative ne fusha delikate per zhvillimin e qendrueshem te Shqiperise, sic jane perdorimi i tokes, menaxhimi i zonave te mbrojtura, shenjestrimi hapesinor i zonave te pershtatshme per prodhimin e energjise se rinovueshme, menaxhimin e pandemive, etj duke perdorur teknologjine GIS dhe burimet Remote Sensing.

Ky aktivitet dhe rezultatet e tij u pasqyruan ne hapesiren e publikimeve te faqes zyrtare te ESRI (Environmental Systems Research Institute, Inc) dhe “GIS Day”.


Shpërnda lajmin: