Departamenti i Gjeografisë organizon Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Ndryshimet gjeografike përgjatë Pandemisë Covid-19”
Në mjediset e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë te Universitetit të Tiranës në datat 16 dhe 17 Dhjetor 2021 mbahet Konferenca Shkencore Ndërkombëtare “Ndryshimet gjeografike përgjatë Pandemisë Covid-19”. Kjo Konferencë ka dy objektiva kryesore. Së pari Konferenca përmbyll një projekt kërkimor të zbatuar nga Departamenti i Gjeografisë që ka aktivizuar burimet akademike të këtij Departamenti për të analizuar transformimet e imponuara nga Pandemia Covid-19, sipas fushave të ekspertizës në fusha si gjeografia sociale, gjeografia e popullsisë, Gjeografia e turizmit dhe potencialeve turistike, gjeografia e mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm, gjeografia ekonomike, gjeografia rurale, GIS, Remote Sensing, etj. Së dyti kjo Konferencë synon që të shndërrohet në pikë fokale per prurjet e kërkimit shkencor të fushave të përafërta ose të lidhura me Gjeografinë lidhur me Pandeminë, si edhe prurjet e rajonit lidhur me këtë tematikë. Konferenca ka pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi. Konferenca do të ketë si “keynote speaker” Profesor Melissa Perry nga Universiteti “George Washington” – GWU me një temë mbi implikimet sociale të shkaktuara nga Pandemia në botë sot dhe në vijim. Më tej Konferenca do të ketë 4 sesione paralele sipas tematikave të punimeve dhe kontributeve shkencore. Konferenca u parapri nga një seancë e suksesshme posterash e destinuar për të diplomuarit në programet Master të Departamentit të Gjeografisë UT. Departamenti fton gjithë kolegët e UT të jenë të pranishëm sipas interesit dhe kohës. Për programin e përmbledhur klikoni këtu…