Departamenti i Gjeografisë organizoi shkollën verore me temë: “Gjeografia dhe përdorimi i instrumenteve për zhvillimin e qëndrueshëm lokal”


Departamenti i Gjeografisë UT, në kuadër të anëtarësimit në rrjetin profesional GEOREGNET të programit CEEPUS, në datat 16-20 shtator 2024 organizoi dhe mbajti shkollën verore me temë: “Gjeografia dhe përdorimi i instrumenteve për zhvillimin e qëndrueshëm lokal”. Shkolla verore pati 5 lektorë të huaj nga Hungaria, Republika Çeke dhe Franca, si dhe 5 lektorë nga Shqipëria, përkatësisht nga Universiteti i Tiranës. Shkolla verore po ashtu pati 20 studentë të huaj nga Polonia, Republika Çeke, Hungaria, Sllovenia, Rumania, Kosova, dhe Bosnje & Herzegovina, si edhe 3 studentë nga programet e studimit Bachelor dhe Master Shkencor Gjeografi të Universitetit të Tiranës. Qeveria Shqiptare nëpërmjet programit CEEPUS mbështeti strehimin e pjesëmarrësve të huaj, ndërsa FHF mbeshteti infrastrukturën akademike dhe atë të mikpritjes. Po ashtu Bashkia e Lezhës mbështeti nje ditë të plotë të vizitës studimore në terren në territorin e saj.
Në hapjen e saj shkolla verore u përshëndet nga Dekani i Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë Prof. dr Mark Marku, i cili vuri theksin mbi rëndësinë që ka ndërmarrja e aktiviteteve akademike të këtyre përmasave jo vetëm për Departamentin e Gjeografisë dhe Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, por edhe në kuadër të ndërkombëtarëzimit të Universitetit të Tiranës dhe të rritjes së standartit dhe krijimit të mundësive të reja të bashkëpunimit ndërkombëtar për studentët dhe stafet akademike. Po ashtu shkolla u përshëndet edhe nga Koordinatori i rrjetit Georegnet-CEEPUS, Rndr. Pavel Ptacek PhD, nga Nën/Kryetari i Senatit Akademik të UT Prof. Dr Sokol Axhemi, nga Drejtuesja e Departamentit të Gjeografisë Prof. Asoc. dr Sonila Sinjari, si dhe nga Drejtuesi i Shkollës verore Prof. dr Romeo Hanxhari.
Lektorët e huaj pjesëmarrës në këtë shkollë verore me tematikat e tyre respektive ishin Profesor Pavel Ptacek (Czech Republic), Profesor Josef Novotny (Czech Republic), Profesor Gal Zoltan (Hungary), Profesor Denes Loczy (Hungary). Po ashtu mbajti një leksion online Profesor Pierre Frustier, (Francë), ekspert i Këshillit të Evropës. E pasuruan shkollën edhe lektorët e UT, ⁠Prof. Dr. Sokol Axhemi, Prof. Dr. Romeo Hanxhari, Prof. as. Dr. Sonila Xhafa Sinjari, PhD Edlira Kola Caro, Dr. Esmeralda Kolaneci, dhe Doktorant Dritan Lloci (Albania).
Të 23 studentët e shkollës verore morën pjesë aktive në të gjithë programin e saj. Ata po ashtu u përfshinë intensivisht edhe në konkurset e fotografisë me 4 tematika të ndryshme, në konkursin e ese-ve, etj. Në kuadër të konkurseve u ndanë dhe çmime. Departamenti i Gjeografisë, UT, do të vijojë mobilitetet ndërkombëtare dhe angazhimet akademike ndërkombëtare në kuadrin e CEEPUS, të cilat i konsideron si kontribut dhe vlerë e shtuar për Universitetin e Tiranës.


Shpërnda lajmin: