Departamenti i Gjeografisë kërkon të punësojë 5 pedagogë si staf akademik me kohë të pjesshme, për vitin akademik 2020-2021
Një pedagog për lëndën “Standartet teknike shtetërore të SIG të Shqipërisë”, Master Profesional “Gis i Aplikuar”, viti i dytë, semestri i parë.
Kandidatët konkurentë për pedagogë të jashtëm duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme:
- Të kenë zotësi të plotë për të vepruar.
- Të kenë kategorinë “Doktor i Shkencave” në degë të përafërta me lëndën përkatëse.
- Të zotërojnë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore.
- Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykatat në Shqipëri apo në vënde të tjera, dhe të mos kenë hetim të hapur.
- Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.
Kandidatët konkurentë për pedagogë të jashtëm duhet të plotësojnë këto kritere të vecanta:
- Të kenë përvojë pune në fushën e gjeoinformacionit dhe në standardet e SIG-ut në Shqipëri.
- Të kenë mbrojtur diplomen e Doktoratures me punime në fushën për të cilën konkurohet.
- Të kënë kualifikime shkencore brenda dhe jashte vendit.
- Të kenë veprimtari shkencore, botime monografish, artikujsh, pjesëmarrje në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.
- Të kenë përvojë në mësimdhënie në institucionet e arsimit të lartë.
- Të zotërojë të paktën edhe një gjuhë të huaj perëndimore.
Një pedagog për një pjesë të leksioneve dhe seminareve në lëndën “Aspekte sociale të planifikimit hapësinor” Master Profesional “Gis i Aplikuar”, viti i dytë, semestri i parë.
Kandidatët konkurentë për pedagogë të jashtëm duhet të plotësojë këto kritere të përgjithshme:
- Të kenë zotësi të plotë për të vepruar.
- Të kenë mbrojtur diplomën në “Master i Shkencave”, “DIND” ose “SHPU” në Gjeografi ose në degë të përafërta me të.
- Të zotërojnë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore.
- Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykatat në Shqipëri apo në vënde të tjera, dhe të mos kenë hetim të hapur.
- Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.
Kandidatët konkurentë për pedagogë të jashtëm duhet të plotësojnë këto kritere të veçanta:
- Të kënë kualifikime brenda dhe jashte vendit në fushën e GIS dhe aftësi në përdorimin e Softwareve teknike si ARCGIS, QGIS etj.
- Të kenë përvojë të drejtpërdrejtë pune në fushën e gjeoinformacionit.
- Të kenë, botime artikujsh, pjesëmarrje në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën në të cilën kërkohet.
Dy pedagogë për lëndën “Mësuesi dhe etika profesionale” Master Profesional në Mësuesi, viti i dytë, semestri i parë.
Kandidatët konkurentë për pedagogë të jashtëm duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme:
- Të kenë zotësi të plotë për të vepruar.
- Të kenë mbrojtur diplomën në “Master i Shkencave”, “DIND” ose “SHPU” në Gjeografi ose në degë të përaferta me të.
- Të kenë kategorinë “Doktor i Shkencave” ose të jenë Doktorantë në proces në Gjeografi ose në degë të përaferta me të.
- Të zotërojnë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore.
- Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykatat në Shqipëri apo në vënde të tjera, dhe të mos kenë hetim të hapur.
- Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.
Kandidatët konkurentë për pedagogë të jashtëm duhet të plotësojnë këto kritere të veçanta:
- Të kenë përvojë pune thelbësore në fushën në të cilën kërkohet.
- Të kenë mbrojtur Doktoraturën ose të jenë në proces të Doktoraturës në fushën përkatëse të lëndës në fjalë ose të afërta me të.
- Të kenë botime artikujsh, pjesëmarrje në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën në të cilën kërkohet.
- Të kenë përvojë pune në institucione të lidhura me fushën e etikës së mësuesit.
Një pedagog për një pjesë të leksioneve dhe seminareve në modulin “Gjeopolitika regjionale bashkëkohore” Master Profesional në Mësuesi, viti i dytë, semestri i dytë.
Kandidatët konkurentë për pedagogë të jashtëm duhet tëplotësojëkëtokriteretëpërgjithshme:
- Të kenë zotësi të plotë për të vepruar.
- Të zotërojnë tituj akademik “Profesor” ose “Profesor i Asocuar” në Gjeografi.
- Të kenë gradën shkencore “Doktor i Shkencave”, si dhe të kenë së paku 3 vite përvojë në mësimdhënie para ose pas fitimit të kësaj grade.
- Të zotërojnë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore.
- Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykatat në Shqipëri apo në vënde të tjera, dhe të mos kenë hetim të hapur.
- Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.
Kandidatët konkurentë për pedagogë i jashtëmduhet të plotësojë këto kritere të vecanta:
- Të kënë kualifikime shkencore brenda dhe jashte vendit.
- Të kenë veprimtari shkencore, botime monografish, artikujsh, pjesëmarrje në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.
- Të kenë përvojë në mësimdhënie në institucionet e arsimit të lartë në fushën në të cilën kërkohet.
- Të zotërojë të paktën edhe një gjuhë të huaj perëndimore.
Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:
- Kërkesë me shkrim
- Curriculum vitae
- Diplomë e studimeve universitare dhe listënotash (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent.
- Diplomë e studimeve Master dhe listënotash (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent.
- Dëshmi të titujve akademik (fotokopje e noterizuar).
- Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca, apo seminare , workshop.
- Dëshmi penaliteti
- Dëshmi e zotërimit të gjuhës së huaj (fotokopje e noterizuar)
- Kopje të botimeve, artikujve, projekteve shkencore.
- Fotokopje e mjetit te identifikimit
- Vertetim i qendrës së punës ku punon dhe të pages që merr.
Dokumentet pranohen pranë laborantes në Departamentin e Gjeografisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të UT-së, nga data 15.10.2020-22.10.2020. Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje.
Përgjegjësi i Departamentit
Prof. dr. Romeo HANXHARI
Leave a Reply