Departamenti i Gjeografisë kërkon të punësojë 2 pedagogë si staf akademik “Lektor” me kohë të pjesshme për vitin akademik 2017-2018.
Lëndet që do të zhvillojë 1 pedagog janë: Bazat e SIG-ut dhe Interpretimi i Fotove Ajrore
Lënda që do të zhvillojë 1 pedagog janë: Projekt ne SIG
Kandidatët konkurentë për pedagog i jashtëm duhet të plotësojë këto kritere të përgjithshme:
- Të ketë mbaruar studimet universitare bachelor në “Gjeografi”ose degë të përafërta me të.
- Të zotërojnë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore.
- Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Kandidatët konkurentë të plotësojë këto kritere të vecanta:
- Të ketë gradën “Doktor i Shkencave” ose ekuivalente me të në GIS, Gjeoinformatike, Remotesensing.
- Të ketë notë mesatare të studimeve universitare mbi 8 (në rastet e diplomave të integruara të nivelit të dytë / dhe mbi 8 për cdo cikël studimi në rastet e diplomave bachelor dhe master shkencor).
- Të këtë kualifikime shkencore dhe pjesëmarrje në projekte brenda dhe jashtë vendit në fushat e sipërcituara.
- Të ketë veprimtari shkencore, botime monografish, artikujsh, pjesëmarrje në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare në fushat e sipërcituara.
- Të ketë përvojë në mësimdhënie në institucionet e arsimit të lartë (IAL) në fushat e sipërcituara.
Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:
- Kërkesë me shkrim;
- Curriculum Vitae;
- Diplomë e studimeve universitare (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e fituara në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e certifikatës së njehësimit nga Ministria e Arsimit;
- Listë notash (fotokopje e noterizuar) Dëshmi të gradës ose titujve shkencorë (fotokopje e noterizuar);
- Për diplomat master ose “Doktor i shkencave” të fituara në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e certifikatës së njehësimit nga Ministria e Arsimit;
- Dëshmi të pjesëmarjes në konferenca, seminare etj;
- Kopje të botimeve shkencore;
- Dy rekomandime nga stafi akademik i fakultetit ku ka ndejkur studimet e larta;
- Dëshmi e zotërimit të gjuhës së huaj (fotokopje e noterizuar);
- Dëshmi penaliteti.
Kandidatët e interesuar të dorëzojnë dosjet pranë departamentit përkatës nga data 10.11.2017-23.11.2017.
Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervistë të drejtpërdrejtë.
Shënim: Përjashtohen nga procedurat e konkurrimit kandidatët që kanë qenë të angazhuar edhe në vitet e kaluara akademike apo kanë qenë personel akademik me kohë të plotë. Këta të fundit duhet të përditësojnë dokumentacionin e paraqitur vitet e mëparshme.