Departamenti i Gjeografisë kërkon të punësojë 2 pedagogë me kohë të pjesshme


Departamenti i Gjeografisë kërkon të  punësojë 2 pedagogë si staf akademik me kohë të pjesshme, 2 pedagogë për vitin akademik 2019-2020.    


 Lëndët që do të zhvillojnë janë: Teoria dhe metodologjia e planifikimit hapësinor Europian dhe Standartet teknike shtetërore të SIG të Shqipërisë.

Kandidatët konkurentë për pedagogë i jashtëm duhet të plotësojë këto kritere të  përgjithshme:

  1. Të kenë kategorinë “Profesor” në Gjeografi ose në degë të përaferta me të.
  2. Të zotërojnë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore.
  3. Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykatat në Shqipëri apo në vënde të tjera, dhe të mos kenë hetim të hapur.

Kandidatët konkurentë për pedagogë i jashtëm duhet të plotësojë këto kritere të vecanta:

  1. Të kenë mbrojtur diplomen e Doktoratures me punime në fushën për të cilën konkurohet.
  2. Të kënë kualifikime shkencore brenda dhe jashte vendit.
  3. Të kenë veprimtari shkencore, botime monografish, artikujsh, pjesëmarrje në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.
  4. Të kenë përvojë në mësimdhënie në institucionet e arsimit të lartë.
  5. Të zotërojë të paktën edhe një gjuhë të huaj perëndimore.

Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:

  1. Kërkesë me shkrim
  2. Curriculum vitae
  3. Diplomë e studimeve universitare dhe listë notash (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent.
  4. Diplomë e studimeve Master dhe listë notash (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent.
  5. Dëshmi të titujve akademik (fotokopje e noterizuar).
  6. Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca, apo seminare , workshop.
  7. Dëshmi penaliteti
  8. Dëshmi e zotërimit të gjuhës së huaj (fotokopje e noterizuar)
  9. Kopje të botimeve, artikujve, projekteve shkencore.
  10. Fotokopje e mjetit te identifikimit
  11. Vertetim i qendrës së punës ku punon dhe të pagës që merr.

Përgjegjësi i Departamentit

Prof. dr. Romeo HANXHARI

 

Shpërnda lajmin: