Departamenti i Gjeografisë: “GEOBIZ – Mësimi i bazuar në probleme dhe i orientuar nga biznesi për të arritur ekselencë akademike në Gjeoinformatikë”


Departamenti i Gjeografisë do të organizojë tre trajnime të shkurtra në SIG (Sistemet e Informacionit Gjeografik) gjatë periudhës Mars-Maj 2022.

Trajnimet zhvillohen në kuadër të projektit “GEOBIZ – Mësimi i bazuar në probleme dhe i orientuar nga biznesi për të arritur ekselencë akademike në Gjeoinformatikë” i bashkëfinacuar nga Programi Erasmus + i Bashkimit Europian.

Ato janë të hapura për të gjithë të interesuarit (studentë aktual në Master, të diplomuar, të punësuar në sektor që përdorin SIG etj.), që kanë njohuri bazë në të paktën një nga software-t të lidhur me SIG (ArcGIS Desktop dhe Online, QGIS etj.).

Temat e trajnimeve janë:

  1. Punimi me të dhëna statistikore hapësinore bazuar në raste studimore (PhD. Enkela Begu; Prof.as. Dr. Sonila Papathimiu), datë 30 Mars 2022, ora 15:00 – 19:00.
  2. Krijimi i të dhënave hapësinore tematike nga dixhitalizimi i hartave burim të skanuara dhe fotove satelitore. (Dr. Adelajda Halili; PhD. Enkela Begu) datë 28 Prill 2022, ora 15:00 – 19:00.
  3. Hartografimi dhe analizimi i zhurmave në hapësirën urbane (Prof. asoc. Dr. Sonila Papathimiu; Dr. Adelajda Halili) datë 20 Maj 2022, ora 15:00 – 19:00.

Nëse dëshironi të merrni pjesë në 1 ose të 3 trajnimet e ofruara nga Departamenti i Gjeografisë/FHF, ju lutemi të regjistroheni në linkun e mëposhtëm:

Apliko këtu…

P.s. Për cdo trajnim do të përzgjidhen 20-25 pjesëmarrës, të cilët do të pajisen me certifikatë pjesëmarrjeje. Kriteri kryesor do të jetë niveli i aftësive në përdorimin e software-ve të mësipërm.


Shpërnda lajmin: