Departamenti i Gjeografisë FHF organizoi “Forumin Gjeohapësinor Akademi – Vendimarrje – Biznes”
Në vijim të aktiviteteve të zhvilluara në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të GIS, në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, u organizua “Forumi Gjeohapesinor Akademi/Vendimarrje/Biznes” si një bashkëpunim midis Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor, Departamenti i Gjeografise, FHF, UT dhe Geomatrix Group.
Në thelb të këtij forumi ishte teknologjia gjeohapësinore dhe analizat e thelluara kërkimore shkencore në dobi të vendimarrjes në institucione publike apo biznes.
Referimet e ketij Forumi, cekën tema të rëndësishme në fushën e gjeoinformacionit, si Monitorimi i Territorit me Teknologji të Avancuara, Zhvillimi i NSDI në Shqipëri, Deep Learning në ArcGIS, Integrimi i Sistemeve GIS në Planifikim Urban etj., duke nxitur diskutime midis akademise, institucioneve publike dhe bisnesit per krijimin e Forumit Gjeohapësinor për Edukim dhe vendimmarrje si dhe vlerësimi i mundësive për bashkëpunim për projekte të përbashkëta kombëtare dhe ndërkombëtare apo botime te dedikuara per gjeoinformacionin.
Departamenti i Gjeografise falenderon strukturat drejtuese të FHF-së, dhe UT-së, Autoritetin Shteteror të Informacionit Gjeohapesinor, si dhe Alb Matrix Group për mbështetjen e ketij aktiviteti si një fillim rrugëtimi për suksese të përbashkëta.