Departamenti i Gazetarisë: Konferencë shkencore ndërkombëtare me temë “Gazetaria tradicionale përballë audiencave të reja”

Departamenti i Gazetarisë dhe i Komunikimit, në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, në bashkëpunim me Autoritetin e Mediave Audiovizive, zhvilluan më 15.10.2021, konferencën shkencore ndërkombëtare me temë “Gazetaria tradicionale përballë audiencave të reja”.
Punimet e konferencës i përshëndeti Dekani i FHF-së, Prof. Dr. Sabri Laçi dhe Kryetarja e AMA-s, Zj. Armela Krasniqi.
Konferenca e sotme shënoi përmbylljen e një projekti kërkimor-shkencor 1-vjeçar, të pedagogëve të Departamentit të Gazetarisë e të Komunikimit. Rezultatet e këtij projekti dhe kumtesat e konferencës do të publikohen në një botim shkencor të posaçëm.