DGK mirëpret drejtuesit e agjencive të lajmeve në Polonisë dhe Kroacisë si dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Shoqatës Evropiane të Agjencive të Lajmeve
Drejtuesit më të lartë të agjencive publike të lajmeve të Polonisë dhe Kroacisë, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Evropiane të Agjencive të Lajmeve me qendër në Zvicër, u mirëpritën në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit në një konferencë ku morën pjesë studentë dhe pedagogë të gazetarisë. Ky takim u zhvillua në kuadër të një projekti kërkimor-shkencor zhvilluar nga Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit me mbështetjen e Autoritetit të Mediave Audiovizive me temën “Mediat televizive shqiptare në rrjetet sociale”. Përgjegjësi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit Prof. Asoc. Dr. Mark Marku mirëpriti të ftuarit dhe theksoi se kjo është një mundësi e shkëlqyer që eksperienca e treve vendeve evropiane të ndahet me studentët e gazetarisë.
Z. Wojciech Surmacz President i agjencisë polake të lajmeve solli eksperiencat e Polonisë duke konfirmuar se mediat sociale kanë një rol të madh në informimin publik. Ai solli shifra duke theksuar se 32 milionë njerëz në Poloni përdorin internetin në mënyrë aktive. Ai shpjegoi rolin që kanë tashmë rrjetet sociale në informimin publik pasi 26 milionë përdorues janë në median sociale. Qytetarët polakë shpenzojnë 3 orë kohë duke ndjekur TV ndërsa shpenzojnë 6 orë në ditë në median sociale, ndërsa gazeta e lexuar zë vetëm një orë në ditë.
Znj. Branka – Gabriela Vojvodic – Drejtore e përgjithshme e agjencisë kroate të lajmeve foli lidhur me eksperiencën e Kroacisë në këtë drejtim. Ajo qëndroi mbi çështjen e inteligjencës artificiale dhe shtoi se e ardhmja e komunikimeve mediatike është e paqartë. Znj. Vojvodic foli lidhur me epideminë e lajmeve të rreme, që tashmë po ndikon median dhe gazetarinë. Shoqëritë tona janë në një turravrap dhe kjo ndikon në informimin e drejtë të tyre. Ajo solli një shembull nga një studim lidhur me edukimin mediatik në Kroaci, duke theksuar se është e pamundur të evitohet konfuzioni lidhur me informacionin. Media sociale ndikon median në njëfarë mënyrë, ndërsa media ndikon qytetarët të cilët janë prezentë në rrjetet sociale, dhe kështu kemi një rreth vicioz tha ajo.
Z. Ion-Alexandru Giboi nga Rumania, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Agjencive të Lajmeve të Evropës, theksoi se mediat sociale do të jenë edhe më të lidhura në të ardhmen me median tradicionale. Gazetarët duhet të jenë të ndërgjegjshëm që produktet e tyre të jenë në lart
ësinë e duhur në media, sesa cilësia e informacionin që shfaqet në median sociale. Media sociale ndikon median tradicionale dhe publikun. Ka një demokratizim të informacionit, por edhe ka një rrjedhë informacioni të panevojshme që krijojnë zhurmë. Pyetja që bëhet sot është a mundet ChatGPT të bëjë gazetari dhe të zëvendësojë gazetarin? Ai e hodhi poshtë këtë tezë. ChatGPT nuk mund të bëjë gazetari.
Ata iu përgjigjën pyetjeve të studentëve dhe pedagogëve lidhur me dijet mediatike në vendet përkatëse, si dhe me rolin e rregullatorëve të medias lidhur me mediat sociale.
DGK zhvillon dhe publikon studime të përvitshme lidhur me median dhe komunikimin në Shqipëri, me mbështetjen e partnerëve si AMA, OSBE, Misioni i BE-së në Tiranë, etj.